Futboll

Arsenali i shpall luftë Liverpool për mesfushorin e Real Madridit

Arsenali po shikon mundësinë për të nënshkruar me mesfushorin e Real Madrid, Dani Ceballos. 21-vjeçari u transferua vetëm verën e kaluar tek kampionët e Spanjës nga Real Betis.

Ai ka luftuar për të fituar një vend në formacionin e Zidane që nga ai moment, por pa sukses. Spanjolli është i gatshëm të largohet nga Bernabeu pas vetëm një sezoni dhe disa klube në Evropë po e ndjekin atë. Një ndër to është Arsenali dhe ata po peshojnë mundësinë, nëse do të bëjnë një ofertë zyrtare këtë verë sipas “El Confidencial”.

“Topçinjtë” thuhet se e kanë ndejkur mesfushorin gjatë kohës së tij në Real Betis dhe Arsene Wenger është një tifoz i spanjollit.

Vetëm javën e kaluar, u raportua, se Liverpool-i ishte i etur për të nënshkruar mesfushorin, por do t’i duhet të mposhtë Romën, pasi edhe verdhekuqtë kanë shfaqur interes për 21-vjeçarin. Në fakt duke parë moshën e tij të re dhe kualitetin, edhe Juventusi ka shprehur dëshirën për ta afruar në Torino verën e ardhshme të riun premtues.

Related posts

REAGON ASHPËR NDAJ UEFAS/ Trajneri i Danimarkës: Për një rast Covid-19 shtyjnë ndeshjen 48 orë, por…

Delo.autor

Coutinho: Goli im ndaj Gironës? Ai i Mesit ishte spektakolar

Q.Autor

ZGJEDHJET TEK BRCELONA/ Kandidati për president: Duhet prishur “Camp Nou” dhe ndërtuar stadium i ri me…

Delo.autor

Leave a Comment