Futboll Shqipëri Sport

SJELLJA SKANDALOZE E TIFOZËVE TË LAZIOS NDAJ HYSAJT/ Presidenti Duka: Vlerat e atij do të triumfojnë përballë…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, në lidhje me situatën e paprecedentë të krijuar së fundmi nga tifozët fashistë të Lacios, të cilët kërcënuan kapitenin e Kombëtares shqiptare, për këngën “Ciao Bella” të kënduar gjatë prezantimit me klubin lacial.

Kreu i organit më të lartë të futbollit në vend, i ka shprehur mbështetjen maksimale futbollistit shqiptar, teksa është i bindur se vlerat e Hysajt do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike.

REAGIMI I DUKËS:

I dashur Elsi,

Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd.

Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik.

Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.

Related posts

LIVE| Teuta-Skënderbeu, Shpërthen festa në “Niko Dovana”. Skuadra e Shkëmbit shënon golin e dytë

Delo.autor

INTER NUK DI TË NDALET NË DERBI/ Pas një asist nga Perisic, ylli Lulaku mposht portierin Donnarumma (VIDEO)

Delo.autor

Mertens: Ghoulam si Marcelo, më i miri në Seria A!

Q.Autor

Leave a Comment