Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Klubi i Kategorisë së Parë ndez motorët, 3 emra surprizë i bashkohen në stërvitjen e parë

Maliqi startoi ditën e djeshme përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Nën drejtimin e dyshes Malësija-Beqiri, juglindorët zbritën në fushën e aneksit të stadiumit “Skënderbeu”, në qytetin e Korçës, për t’ia nisur nga puna.

Përveç lojtarëve të sezonit te shkuar, ditën e djeshme në stërvitje u bashkuan edhe 3 futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për mbrojtësin Franko Kapllani qe vjen nga radhët e Devollit, mesfushorin qendror Mishel Kita, që sezonin e fundit ishte pjesë e Elbasanin si dhe mesfushorin e krahut të majtë, Renato Këndezi, i cili pas aventurës me Turbinën në Kategorinë e Parë, rikthehet të skuadra e vendlindjes, ku militoi 2 sezone më parë.

Këto janë 3 futbollistët e parë që i bashkohen bardhekuqve, teksa mësohet së fillimisht do të jenë në provë dhe duhet të bindin plotësisht drejtuesit, për të qenë pjesë e skuadrës për sezonin 2021-2022.

Për sa i përket largimeve, Avdillari është i vetmi futbollist, nga grupi i sezonit të kaluar, që nuk do te jete pjesë e Maliqit në këtë sezon të ri historik. Të gjithë lojtarët e tjerë ishin në dispozicion të trajnerit.

Në seancën e parë stërvitore, stafi teknik u fokusua më së shumti te testet fizike, teksa pavarësisht ndërprerjes afro 1 mujore, vërehej një gjendje e kënaqshme fizike te lojtarët.

Related posts

RONALDO APO MESSI/ Ja kush ka statistikat më të mira për vitin 2018 (FOTO)

Isa.Autor

PSG “dhëmbë për dhëmbë” me Liverpool, HYSAJ kërkon fitoren ndaj SERBËVE

Isa.Autor

NUK HUMBËN/ BARÇA “bie” pas 72 ndeshjesh, zbuloni statistikën NEGATIVE në takimin kundër Tottenhemit

Isa.Autor

Leave a Comment