Futboll Sport

SKANDALI/ Gafa e pabesueshme në Copa Libertadores, arbitrat pezullohen pa afat (VIDEO)

Gabim i pabesueshëm në Copa Libertadores natën mes së martës dhe së mërkurës.

Komiteti i Arbitrave i CONMEBOL ka lajmëruar pezullimin pa afat të arbitrave kilianë Eduardo Gamboa dhe Cesar Deischler dhe argjentinasit Julio Fernandez për “gabime të rënda” të bëra gjatë ndeshjes së Copa Libertadores mes Cerro Porteno (Paraguai) dhe Fluminense (Brazil).

Dy të parët kanë qenë arbitrat e VAR, ndërsa i treti ka qenë një nga dy asistentët e arbitrit Patricio Losuta. Në komunikatën për shtyp lexohet se “kanë bërë gabime të rënda dhe të dukshme në ushtrimin e detyrës së tyre”.

Episodi nën akuzë ka ndodhur në minutën e 42-të: Vendasit kanë parë t’u anulohet një gol për një pozicion jashtë loje që nuk ishte.

As arbitrat e VAR, as asistenti i arbitri nuk kanë vënë re praninë e një mbrojtësi që  mbante në lojë sulmuesin. As kontrolli i VAR nuk e ka vënë re gabimin e pabesueshëm, për shkak se mbrojtësi i Fluminense-s është prerë nga imazhet.

Një situatë e paprecedentë, që ka çuar paraguaianët të kërkojnë përsëritjen e ndeshjes.

Related posts

“NA U GJENDE PRANË…”/ Tare ndërhyri për kthimin e trupit të Shpat Kasapit, falenderimi i familjes së këngëtarit

F.autor

THUR ELOZHE PËR ZIDANE/ Del Piero: Ishte vetë futbolli, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme!

Delo.autor

TALENTI PREMTUES/ Të gjithë klubet prestigjoze duan yllin e ri holandez

Isa.Autor

Leave a Comment