Futboll Premier League Sport

URIM PËR NJERIUN E VEÇANTË/ Broja: Pas çdo mashkulli qëndron një femër, dhe kjo je ti (FOTO)

Armando Broja po kalon një nga momentet më fantastike në karrierën e tij duke ndihmuar Sauthemptonin me paraqitjet dhe golat e tij.

Së fundmi sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka postuar një foto në “Story”-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram” duke uruar nënën e tij për ditëlindje:

“Gëzuar ditëlindjen Mbretëresha ime! Të dua shumë mama. Të falënderoj për gjithçka që ke bërë për mua.

Pas çdo mashkulli qëndron një femër dhe kjo je ti.”, shkroi 20-vjeçari.

Armando Broja gjatë këtij sezoni me fanellën e Sauthemptonit në Premier Ligën angleze është aktivizuar në total në 18 ndeshje nga ku e ka tundur rrjetën 5 herë.

Related posts

Rusi 2018/ Egjipti do ta nisë botërorin me një rekord të ri

Sadik.Autor

Italia luan gjithçka për 3 pikë ndaj Polonisë, njihuni me formacionet zyrtare

Isa.Autor

RENDITJA E RE FIFA-S/ Shqipëria rrëshqet, Kosova thyen rekord (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment