Futboll Sport

“S’MUND TË FLAS PËR FAVORITË..”/ Enrike: Spanja në provim, tani nuk na falen gabimet

Luis Enrike e vlerë son maksimalisht Italinë, si në aspektin e futbollit, shoqërisë, artit dhe gjithçka tjetër. Ditën e djeshme, trajneri i Spanjës tha se është kënaqësi të luajë kundër një ekipi të tillë dhe shpreson që djemtë të mos e zhgënjejnë në “fletën” e fundit të këtij provimi të vështirë.

Si vjen skuadra në këtë përballje gjysmëfinale?

Mirë. Na mungon Sarabia, por jemi shumë mirë, ashtu siç janë edhe 4 gjysmëfinalistët e tjerë. Kemi ardhur deri këtu dhe kemi kaluar skuadra shumë të vështira. I kemi bërë gjërat shumë mirë dhe do të jenë ndeshje të bukura.

Cila është favoritja për ta fituar këtë Europian dhe cila ka luajtur më mirë?

Për çdo skuadër ekziston një analizë individuale. Ne kemi besim dhe shanset tona. Kemi shumë dëshirë për të treguar që mund të përmirësohemi akoma më shumë në lojë. Të thuash se cili është favoriti në një gjysmëfinale më duket e rrezikshme.

Çfarë kujtimesh keni nga Italia?

Shumë. I kam të gjitha kujtime të bukura, jo vetëm në aspektin sportiv. Është një vend që e dua shumë, ku kam punuar, kam miq. Më pëlqen gjithçka aty: njerëzit, qytetet, ushqimi etj. Është gjithmonë bukur të luash kundër Italisë dhe do të përballemi sërish në nëntor në Ligën e Kombeve.

Fakti që Spanja ka arritur deri në gjysmëfinale është objektiv i arritur? Çfarë note mund t’i vendosni kombëtares?

Unë nuk mund ta them këtë. Të vendosësh nota kur provimi ende nuk ka mbaruar është e çuditshme. Duhet të presim që të përfundojë provimi dhe pastaj të vendosim nota. Unë nuk jap nota dhe kam thënë se edhe nëse do të humbnim ndaj Zvicrës me penallti, do të ishte notë pozitive. Tani jemi në fletët e fundit të provimit dhe duam t’i bëjmë gjërat siç duhet.

Këtë herë nuk do të ketë shumë tifozë spanjollë…

Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi mbështetjen e tifozëve tanë. Duam t’u japim alegri dhe gëzim. Shpresoj që të shkojmë në finale.

Ju do të keni shansin për t’u hakmarrë ndaj Italisë pasi shumë vite më parë thyet hundën…

Këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe unë e kam harruar si episod. Nuk dua të merrem me këtë gjë. E kam takuar Tasotin më vonë dhe ai është njeri fantastik. Gjithçka është pjesë e futbollit.

Related posts

MANCHESTER UNITED-BOURNEMOUTH/ Bruno Fernandes dhuron asist, Grenwood bën fenomenin (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A FLET SHQIP/ Gjigandi italian interesohet për Brojën, troket në dyert e Chelsea

F.autor

FUTET NË LUFTË MES JUVENTUS DHE “LOS BLANCOS”/ PSG kërkon shërbimet e yllit të Premier League…

Delo.autor

Leave a Comment