Futboll Sport

RENDITJA/ Ja kush janë lojtarët më të pafat të dy sezoneve të fundit në Europë

Shumë gola, shumë magji, por edhe shumë, shpesh tepër, fat i keq.

Ka disa sulmues që përveçse shënojnë shumë, godasin shpesh edhe shtyllat. Ndeshja e Serisë A mes Juventus-it dhe Lazio-s ka dërguar një lojtar në kreun e kësaj renditjeje speciale të lojtarët më të pafat mes 5 kampionateve kryesore të Europës në dy sezonet e fundit.

Me 9 shtylla ose traversa të goditura kemi një tredhëmbësh të formuar nga Cristiano Ronaldo (Juventus) , Federico Chiesa (Fiorentina) dhe Angel Di Maria  (Paris Saint-Germain).

Me 10 kemi një dyshe sulmuese të Serisë A, e formuar nga Andrea Bellotti (Torino) dhe Edin Dzeko (Roma).

Me 11 është Karim Benzema (Real Madrid) dhe Arek Milik (Napoli).

Me 12, Lorenzo Insigne (Napoli).

Me 13 shtlla dhe traversa të goditura kemi Sergio (Manchester City).

Në krye të kësaj renditje speciale, gjejmë dy më të pafatët.  Ciro Immobile (Lazio) dhe Leo Mesi (Barcelona) me 14 shtylla dhe traversa të goditura.

Askush nuk ka qenë më i pafat se ata të dy në dy sezonet e fundit.

Related posts

E mbani mend Flamini? Ish mesfushori i Milan dhe Arsenal firmos në Spanjë

Q.Autor

BARAZUAN NË FRYMËN E FUNDIT/ Shikoni britmën e madhe të Zidane pas golit të Benzema (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Nuk di të ndalet, Lewandowski zhbllokon sfidën ndaj Salzburg (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment