Futboll Sport

SUKER MERR VENDIMIN/ Legjenda e futbollit kroat largohet pas 9 vitesh nga posti i madh, ja motivi…

Federata Kroate e Futbollit (HNS) i dha fund presidencës së Davor Suker pas nëntë vitesh, duke votuar njëzëri si pasardhës të tij drejtorin ekzekutiv aktual federal, Marijan Kustic, kandidati i vetëm.

Suker, 53 vjeç, nuk gjeti asnjë mbështetje për rizgjedhjen, por tha se ishte i lumtur që “ka qenë pjesë e sukseseve më të mëdha të futbollit kroat si si lojtar ashtu edhe si president i HNS”.

Ish -sulmuesi i Real Madridit ishte pjesë e ekipit kombëtar që përfundoi i treti në Kupën e Botës 1998 në Francë – dhe me gjashtë gola ishte golashënuesi më i mirë i turneut – dhe shikoi si president finalen e humbur kundër Francës në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Arsyet e largimit të tij nuk janë të qarta, por sipas mediave Suker nuk do të kishte përballuar me vendosmërinë e nevojshme vështirësitë e ndryshme që po kalon futbolli kroat, veçanërisht pas krizës Covid-19.

Related posts

Kupa e Italisë, Allegri është i pangopur me Juventusin, por…

Sadik.Autor

Balotelli do qëndrojë te Nice, e konfirmon presidenti Rivere

Q.Autor

PAS SUPER ROVESHATËS SË ADURIZ/ Goli i Norwich në Premier është për çmimin Puskas, ja “magjia” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment