Futboll Premier League Sport

KRIZË REZULTATESH NË PREMIER LEAGUE/ Tottenham përgatitet për divorcin me Mou, zgjedh pasardhësin e portugezit

Jose Mourinho dhe Tottenham mund të ndahen shumë shpejt.

Kriza e rezultateve në këtë sezon mund ta shtyjnë klubin anglez të ndryshojë teknikun. E vështirë të imagjinohet një divorc gjatë sezonit, ka më shumë mundësi që të ndodhë në fund të sezonit.

Sipas Telegraph, në shtëpinë e Tottenham kanë filluar të bëjnë plane për të ardhmen dhe duket se kanë gjetur pasardhësin e Jose Miurinhos, duke parë se Spurs janë jashtë luftës për titull dhe ka shumë mundësi që ta mbyllin pa trofe edhe këtë vit.

Zgjedhja e klubit londinez duket se është Julian Nagelsmann, trajneri aktual i Leipzig. Nuk është një sekret që trajnerit gjerman dhe stafit të tij i pëlqen Premier League.

Shumë do të varet nga rezultatet që do të marrë Mourinho në ndeshjet e ardhshme. Special One duhet të fitojë dhe marrë rezultate bindëse, përndryshe…

Related posts

U kërcënua me vdekje, dedikimi special i Kolumbisë për fitoren ndaj Polonisë

Sadik.Autor

Historia/ Ibra për pak u vra nga shoku i ekipit te Ajaksi

Sadik.Autor

NË “LUFTË” ME TATIMET NË SPANJË/ Organi i akuzës ka kërkuar 5 vite burg për…

Delo.autor

Leave a Comment