Futboll Sport

TIFOZËT ANGLEZ NUK PËRMBAHEN/ Hipin mbi autobus dhe festojnë kualifikimin në finale të “3 Luanëve” (VIDEO)

Anglia u kualifikua për herë të parë pas 55 vitesh në një finale të Kampionatit Europian. “3 Luanët” mposhtën gjatë minutave shtesë Danimarkën me rezultatin 2-1, falë të golit të Herri Kejn.

Menjëherë pas kësaj fitoreje tifozët anglezë nuk pyesin për COVID-19 dhe mblidhen në sheshet kryesore për të festuar kualifikimin historik në finale.

Ajo që bie më shumë në sy është autobusi karakteristik britanik me dy kate ku shihen shumë tifoz që kishin hipur sipër saj duke festuar si të çmendur. Anglia do të përplasë “brirët” me Italinë në finalen e madhe të 11 korrikut në orën 21:00 në stadiumin “Wembley”.

Related posts

Ish-sulmuesi i Juventusit plas BOMBËN: HIGUIAN do shënoi më shumë gola se RONALDO

Isa.Autor

Nuk mund ta mbanë të fshehtë më, kjo është fanella e re e Griezmannit

Sadik.Autor

2 MILIARDË EURO NË LOJË/ PSG-Manchester City: ndeshja më e shtrenjtë në botë

Delo.autor

Leave a Comment