Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Imiton Mike Tyson, boksieri tenton të kafshojë veshin e rivalit (VIDEO)

Boksieri maroken Youness Baalla ka sjellë në kujtesën e njerëzve ngjarjen e 24 viteve më parë, kur Tyson Fury kafshonte veshin e Evander Holyfield, në duelin e dytë mes tyre. Këtë gjë është përpjekur të bëjë sot edhe Baalla në duelin e 1/8 në boks, ku përballë kishte David Nyika të Zelandës së Re.

Boksieri nga Maroku ka hapur gojën dhe i është afruar veshit të rivalit të tij, duke u përpjekur ta kafshojë. Ngjarja ndodhi në raundin e tretë dhe të fundit të sfidës. Kjo ngjarje nuk u pikas nga gjyqtari, ndërkohë që Nyika e fitoi duelin 5-0.

Boksieri nga zelanda e Re konfirmoi incidentin pas garës. “Për fat ai nuk arriti ta kafshonte veshin, pasi mbrojtësja e dhëmbëve e pengoi dhe u largova shpejt. Nuk e kuptova këtë veprim, jemi në Lojërat Olimpike”, tha neozelandezi.

Related posts

PAS MBLEDHJES SË 300 FIRMAVE/ Themelohet Sindikata e Futbollistëve Profesionistë, në krye “veterani” i Kombëtares….

Delo.autor

Presidenti i ri i Milanit, një menaxher i shkëlqyer dhe mik i Berlusconit

Isa.Autor

SPEKTAKËL DHE TENSIONE/ Lazio mposht Inter me përmbysje në “Olimpico”

Delo.autor

Leave a Comment