Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ SHBA pa medalje në Lojërat Olimpike, për herë të parë që nga viti 1972

Në ditën e parë të Lojërave Olimpike në Tokio, medaljet u shpërndanë në 11 disiplina dhe u fituan nga atletë nga 28 vende.

Por, në mesin e këtyre vendeve, nuk ishin Shtetet e Bashkuara, të cilat nuk kishin asnjë medalje për herë të parë që nga Lojërat e Mynihut të vitit 1972.

Sot, më të suksesshmit ishin atletët kinezë, të cilët fituan tre medalje të arta dhe një bronzi, e pas tyre u renditën vendet e tjera.

Përveç kinezëve, Kosova , Sllovenia, Italia, Japonia, Koreja, Ekuadori, Hungaria, Irani dhe Tailanda kanë një medalje të artë pas ditës së parë.

Distria Krasniqi i solli medaljen e parë të artë Kosovës në këto Lojëra Olimpike, derisa nesër (e diel) shpresojmë që të kemi medalje të tjera të arta, por pse jo edhe të argjendta e të bronzta. /Telegrafi

Related posts

TË GJITHË E MENDUAN TË HARXHUAR/ Shikoni statistikat e frikshme të Ronaldos me Juven

Isa.Autor

BARCELONA PREZANTON TRAJNERIN E RI/ Laporta: Flas shpesh me Xavin, u vonuam me shkarkimin e Koeman

Delo.autor

APELI ZBUT TIRANËN/ Pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë

F.autor

Leave a Comment