Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ “Special One” nis punën tek Roma, por fillimisht ka takimin vendimtar me yllin e ekipit…

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport, sot lojtarët e Romës do të kryejnë një raund tamponësh në Trigoria në funksion të fillimit të grumbullimit të verës.

Kjo do të jetë mundësia e parë për t’u takuar me trajnerin e ri, José Mourinho. Mes tyre do të jetë edhe Edin Dzeko, pasi në lojë është e ardhmja e sulmuesit boshnjak që pëlqehet si në Serie A ashtu edhe jashtë saj.

Milan nuk është dukur i interesuar për lojtarin tani, por duke pasur parasysh që kuqezinjtë kanë nevojë për një sulmues me përvojë dhe të fuqishëm, emri i Dzeko mund të dalë në javët e ardhshme.

Special One ende e vlerëson lojtarin dhe do të përpiqet ta mbajë atë në Romë edhe në sezonin që po fillon.

Related posts

NGA SENSI TEK ZANETTI/ Ja deklaratat për Mauro Icardin i cili transferua tek PSG

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Partizani: Dominimi i bardhebluve, skuadra e Memës “flirton” me golin

Delo.autor

POSTOI PAMJET DUKE PIRË SHAMPANJË NË RANGE ROVER/ Ja vendimi që merr klubi për futbollisten seksi… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment