Futboll Premier League Sport

VENDIMI EKSTREM/ Futbollistët e klubeve do të vaksinohen me detyrim në Premier. Ja çfarë ndodh në të kundërtën…

Premier Liga do të nisë sezonin e ri me një rregull të ri atë të vaksinimit të detyruar të lojtarëve dhe stafeve të klubeve.

Sipas ”Daily Mail”  çdo klub duhet të ketë lojtarët e vaksinuar brenda tetorit, dhe doza e parë duhet të merret brenda dy javëve të ardhshme. Përveç tifozëve, tani më duhet të vaksinohen dhe lojtarët duke nisur një proces të ri në futboll.

Por çfarë ndodh nëse një futbollist nuk dëshiron të vaksinohet? Për momentin nuk ka një vendim për këtë fakt, por mund të ndodhë dhe ekstremja që klubi të nxjerrë lojtarin në shitje dhe të transferohet në një kampionat tjetër.

Një shembull i tillë vjen nga futbolli në Kanada, ku sulmuesi i Montreal Erik Hurtado refuzoi të vaksinohej dhe u nxor në shitje nga klubi pasi ligji në Amerikë nuk i lejon futbollistët të zbresin në fushë të pa vaksinuar apo të udhëtojnë pa marrë vaksinën.

Related posts

KATEGORIA E PARË/ Nga Pogradeci te Elbasani, ja skuadrat që zbresin në fushë ditën e sotme

Isa.Autor

INTER TRIUMFOI ME PËRMBYSJE/ Një penallti bëhet mollë sherri, por Lukaku nuk gabon (VIDEO)

Delo.autor

MUNGOI NË SFIDËN NDAJ TIRANËS/ Plasin gjobat e kritikat te Laçi, një tjetër titullar mund të ketë fatin e Malotës

Delo.autor

Leave a Comment