Futboll Sport

VIJOJNË PUNIMET ME ITENSITET TË LARTË/ Stadiumi i Egnatias merr formë, FSHF surprizohet nga impianti i ri

Stadiumi i ri në Rrogozhinë ditën e djeshme ka pasur vizitorë, ndërkohë që punimet po vijojnë me intensitet të plotë nga firma që po zbaton projektin e ndërtimit.

Mesditën e së premtes shefi i licencimeve pranë FSHF-së, Eduart Gjini, me dy pjesëtarë të tjerë ishin prezentë në stadiumin e ri. Tashmë që gjithçka po shkon sipas planeve të hedhura në planin ndërtimor të përgjithshëm, gjatë vizitës së dytë brenda pak kohësh, vetë shef Gjini i shoqëruar nga stafi i tij e ai rrogozhinas mbeti i befasuar nga e gjithë ecuria.

Drejtuesit vendës, nga presidenti Agim Demrozi, administratori Olsi Dranga e drejtori sportiv Klevis Murati, shoqëruan kudo inspektuesit.

Qëndrimi prej dy orësh vërtetoi përmirësimet midis vizitës së parë e punës së bërë deri tani në impiant. Veçanërisht është arritur përfundimi total dhe ndarja e shkallëve.

Kjo i ka dhënë pamje shumë të veçantë të gjithë sipërfaqes aktuale të tifozëve. Te qëndrimi i tifozërive të vendësve e miqve, nga sa u vu re, duhen kompletuar me stola. Gjithashtu edhe tribuna VIP e hyrje-daljet e personave në stadium po kompletohen.

Edhe në brendësi po punohet për përfundimin e dhomave, impiantin e vaditjes, pompat për vaditje në çdo stinë. Një tjetër veçori është mbjellja e barit të fushës që ka nisur të mbijë. Firma e kontraktuar po bën të pamundurën që brenda

afatit të dorëzojë fushën e blertë. Vëzhgimi i parë jep pritshmëri të mira dhe çdo gjë deri tani është brenda parametrave. Mësohet se është i arritshëm afati i fundit i caktuar në bisedimet e kryera në hapat e parë.

Detyrat – Vështrimi në çdo pjesë të ndërtimit nga të dërguarit e institucionit të futbollit bëri që çdo gjë që kërkohet do të përmbushet pa kurrfarë problemi. Porositë e lëna janë të vogla e nuk është se prishin ecurinë totale në shtëpinë e re të Egnatias. Ajo që mbetet kusht është vendqëndrimi i kamerave për VAR-in që është detyrim për të gjitha klubet e Superiores. Nga rrogozhinasit u premtua se stadiumi do të përmbushë çdo pritshmëri, standardet dhe kushtet e UEFA-s dhe FIFA-s.

Për sa i përket mbjelljes së barit të fushës e njëjta firmë ka qenë pjesëmarrëse në stadiumin “Flamurtari”, atë të Apolonisë si dhe Turbinës, pa harruar riparimin e disa pjesëve të barit në “Air Albania”. Vetë puna efikase jep siguri që edhe në planin serioz të nisur tek Egnatia gjithçka është solide.

Përfundimi i vizitës i la të kënaqur drejtuesit e futbollit, ndërsa ata të palës rrogozhinase janë të qetë se parashikimi është në rrugën e duhur. Rrogozhinasit mendojnë që në elitë të debutojnë me shtëpi të re ndryshe nga më parë, që sezoni të ketë mbarësinë e kërkuar. Përshpejtimi i ritmit tregon se koha është premtuese deri në mbylljen tërësore të veprës.

Related posts

Manchester City ka gati 56 milionë euro për Busquets

Delo.autor

ICARDI “LËSHON” BOMBËN! Padit INTER dhe kërkon 1.5 MILION euro shpërblim

Delo.autor

E BUJSHME/ Pogba: Rikthimi në Juventus? Nuk i dihet

Isa.Autor

Leave a Comment