Futboll Sport

“Artisti i tokës”, germeri italian “gdhend” në fushë projektin gjigant të Kupës së Botës

ITALI- Kombëtarja e Italisë ishte mungesa e madhe e Kupës së Botës, Rusi 2018, por pavarësisht kësaj, populli italian e ndoqi me pasion futbollin e ofruar nga ndeshjet në Rusi.

Dario Gambarin, një shofer traktori ka “gdhendur” një imazh gjigand të Kupës së Botës së bashku me emrin e kampionëve të sapokurorëzuar, Francës, në një fushë pranë Veronës në Italinë veriore.

Gambarin përdorte traktorin e tij, si dhe një plug dhe një vegël rrotulluese për të transformuar fushën në një imazh masiv që mund të shihej nga qielli.

“Artisti i tokës” gjithashtu ka shkruar fjalën Rusi për t’i dhënë vëmendjen shtetit që organizoi turneun.

Ai është i famshëm për krijimin e artit në terren dedikuar ngjarjeve globale. Vitin e kaluar ai bëri një portret të madh të udhëheqësit rus Vladimir Putin përpara samitit të G20 në Gjermani, të cilin presidenti e ndoqi së bashku me liderë të tjerë botërorë.

Fermeri italian gjithashtu ka “gdhendur” figura të tjera me ndikim në veprat e tij në terren, duke përfshirë ish-presidentin e SHBA-së, Barak Obama, Papa Franceskun, ish-presidentin e Afrikës së Jugut Nelson Mandela dhe presidentin e tanishëm të SHBA-së, Donald Trump.

Related posts

VIJON TË QËNDROJË NË ARREST SHTËPIE/ Ronaldinho pranë rikthimit në futbollin e luajtur, kushti i vetëm është…

Delo.autor

PROTAGONIST ME MAN UNITED/ Pogba: Nuk më interesojnë fjalët, jap gjithçka në fushë

Isa.Autor

ZBULON PROPOZIMIN E BUJSHËM/ Agnelli: Ndaloni transferimet midis klubeve të Champions League, kjo do të përmirësonte…

Delo.autor

Leave a Comment