Futboll Sport

ZGJODHI TË LUANTE PËR ITALINË PARA BRAZILIT/ Jorginho tregon arsyen: Këtu më hapën dyert, më përqafuan

Zhozhinjo ishte një prej futbollistëve më të përfolur në Kampionatin Europian duke shkëlqyer në suksesin e madh të Italisë që u shpall kampione.

Mesfushori ka një histori të veçantë, pasi origjina e tij është braziliane por vite më parë ka zgjedhur të luajë për Italinë. Në një intervistë për kanalin brazilian ‘’Sport TV’’, Zhorzhinjo shpjegoi dhe arsyet pse zgjodhi të luaj për Italinë dhe jo për Brazilin.

‘’ E them nga zemra, unë e dua këtë vend. Në Itali jam adoptuar dhe këtu kam zemrën time. Italia kishte nevojë për ndihmë. Kur më duhej ndihmë, Italia më ndihmoi, më përqafoi dhe më hapi dyert.

Në atë kohë nuk u ndjeva rehat kur i ktheva shpinën Italisë. Zemra ime tha ‘Jo, Italia ka nevojë për ty’. Kështu që unë bëra zgjedhjen time dhe sinqerisht jam shumë i lumtur për këtë’’, u shpreh Zhorzhinjo.

Related posts

MANCHESTER UNITED DORËZOHET PËR RIKUPERIMIN E KAPITENIT/ Solskjaer: Maguire nuk do jetë në Gdansk, na duhen 3 blerje për…

Delo.autor

BARCELONA-VALENCIA/ “Katalanasit” shkurtojnë avantazhin, shënon Messi nga pika e bardhë

Delo.autor

Humbën në kampionat, por Ilir Daja nuk neglizhon

Sadik.Autor

Leave a Comment