Futboll Sport

Tirana në dorë të Disiplinës, skadon afati për Muzakën

Ka skaduar afati i lënë nga Komisioni i Displinës për skuadrën e Tiranës, që duhej të paguante ish-mesfushorin Gjergji Muzaka pasi ai kishte fituar gjyqin prej 107 milion lekësh të vjetra. Dje ishte dita e fundit për një pagesë të tillë, por kjo nuk ka ndodhur dhe tashmë çështja do të rikthehet sërish në Komisionin e Displinës, që duhet të marrë vendim me penalizim pikësh për bardheblutë. Kryeqytetasit janë duke rrezikuar shumë në këtë çështje, pasi gjatë kësaj periudhe nuk kanë marrë asnjë masë për të arritur të paktën një akord me futbollistin që aktualisht është pjesë e Skënderbeut. Në FSHF nuk është depozituar asnjë akord i palëve, siç ndodh në kësi rastesh për një pagesë me këste dhe nuk përjashtohet mundësia që nesër të ketë një vendim të ri nga Disiplina, ku klubi bardheblu të penalizohet. Një gjë të tillë e ka pësuar më parë edhe Flamurtari për borxhet e prapambetura dhe i janë hequr pikë në tabelën e klasifikimit. Do të shihet nëse e njëjta gjë do të ndodhë me bardheblutë, të cilët për momentin nuk rrezikojnë edhe në rast se i heqin tre ose gjashtë pikë, pasi diferenca me vendin e dytë në tabelën e renditjes është 13 pikë.

Tiranës përveç heqjes së pikëve në bazë të rregullores do t’i lihet një afat i dytë për të paguar Muzakën ose minimalisht për të arritur një marrëveshje me futbollistin që të bëjë pagesë me këste, në të kundërt do të ketë sërish heqje pikësh. Deri më tani nga klubi bardheblu nuk ka pasur vullnetin e mirë për të gjetur gjuhën e përbashkët. Bardheblutë ndihen disi të zhgënjyer nga Muzaka për procesin gjyqësor, pasi nuk e prisnin që ai të ndërmerrte hapa ligjorë pas largimit nga bardheblutë, por tashmë kjo është fakt dhe klubi duhet të paguajë sa më shpejt që të mos penalizohet.

Related posts

SKANDALI I PËRGJIMEVE/ Gazetari i vuri “gjobë” 10 milionë euro Realit, Perez: Ata do të vdesin me Madridin

Delo.autor

FRANCE-ICELAND/ “Gjelat” thellojnë shifrat, shënon Mbappe

Delo.autor

KAOS NË FUND Të SFIDËS/ Bicaj bën zbulimin: Torasa pranoi që goli ishte i parregullt!

Isa.Autor

Leave a Comment