Futboll Sport

ZVICËR-SPANJË/ Helvetët pa eksperimente, “La Roja” me skuadrën fituese. Ja formacionet e mundshme…

Vladimir Petkoviç nuk do të bëjë eksperimente. Për ndeshjen e sotme kundër Spanjës në vendin e Granit Xhakës të pezulluar është Denis Zakaria. Ky i fundit pritet që ta zëvendësojë kapitenin në mesfushë për të formuar dyshen me Remo Frojlerin.

Mediat zvicerane kanë nisur t’i bëjnë lutje Denis Zakarias që këtë sfidë të bëhet “Xhakaria” nisur nga performanca e shkëlqyer që bëri mesfushori me origjinë shqiptare kundër Francës.

Në majën e sulmit pritet dyshja Embolo-Seferoviç e mbështetur nga Xherdan Shaqiri. Në katërshen e mesfushës do të luajnë Cuber, Frojler, Zakaria dhe Vidmer, ndërsa në mbrojtjen me tre priten si gjithmonë Rodrigez, Akanzhi dhe Elvedi.

Alarmi më i madh është mungesa e Granit Xhakës, por sigurisht që edhe futbollistët e tjerë kanë eksperiencën e duhur për ta zëvendësuar kapitenin.

Trajneri Petkoviç u qëndron besnik ideve të tij dhe nuk ka ndërmend që ta ndryshojë skemën për duelin e sotëm në çerekfinale kundër Spanjës.

Luis Enrike nuk ka ndërmend që të bëjë eksperimente për Zvicrën dhe ditën e sotme do të luajë me të njëjtët futbollistë si ndaj Kroacisë, me përjashtim të mbrojtësit Gaja.

Ky i fundit nuk do t’ia dalë të rikuperohet dhe në vendin e parë pritet Alba. Në fakt, është bërë shumë e vështirë që mediat të gjejnë formacionin me të cilin do të luajë Luis Enrike, pasi ai preferon që në stërvitje t’i përziejë titullarët me rezerva t, në mënyrë që të mos kuptohet.

Por në mbrojtje do të konfirmohen Azpilikueta, Laport dhe Erik Garsia. Në mesfushë Buskets do të shtrëngojë dhëmbët, edhe pse ndjeu shqetësime në ndeshjen e fundit, por ai është i rëndësishëm për ekipin dhe do të jetë titullar bashkë me Koken dhe Pedrin.

Përpara në sulm, i paprekshëm është Alvaro Morata dhe do të mbështetet nga dy lojtarët më në formë të momentit, si Ferran Torres dhe Sarabia.

Nuk përjashtohet mundësia që trajneri t’i besojë edhe Olmos nga minuta e parë. “Mund të luajnë të gjithë”, ka thënë Enrike në konferencë duke mos thënë asnjë informacion shtesë.

FORMACIONET E MUNDSHME

Related posts

Llogaritë e titullit, ja kur do të shpallet kampion Bayern Munchen

Q.Autor

NDESHJA NDAJ BILBAOS/ Publikohet lista e Barcelonës, ftohet sërish Rey Manaj

F.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Bora mbulon Bergamon, shtyhet fillimi i ndeshjes Atalanta-Villarreal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment