Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Egnatia godet në merkato, kapiteni i Shkupit firmos me rrogozhinasit

Ishte paralajmëruar nga “Panorama Sport” më datën 19 qershor, teksa tashmë është arritur akordi total. Besart Krivanjeva do të vijojë karrierën te Egnatia në Kategorinë Superiore. 25-vjeçari u zyrtarizua ditën e sotme si përforcimi më i ri i klubit rrogozhinas.

Në sezonin e fundit, Krivanjeva ka qenë titullar i padiskutueshëm me Shkupin në Superligën maqedonase, duke mbajtur dhe shiritin e kapitenit dhe tashmë do të luajë për herë të parë në Shqipëri.Rrogozhinasit e drejtuar nga Gugash Magani, kanë fituar duelin me disa klube nga Maqedonia dhe Kosova, teksa kanë arritur të bindin futbollistin 25-vjeçar, i cili luan në qendër të mbrojtjes dhe si mbrojtës i majtë.

Krivanjeva në të kaluarën është aktivizuar edhe me përfaqësueset e moshave të Maqedonisë së Veriut, teksa pas përfundimit të sezonit me Shkupin, ishte lojtar i lirë.

Related posts

KAOS TEK INTERI/ Pas barazimit me Torinon, DËNOHET ASHPËR ky SUPER lojtar

Isa.Autor

Pjesa e parë/ Flamurtari dominon, por Sherri është vendimtar për Vllazninë

Sadik.Autor

BERLUSCONI TALLET KEQ ME MILANIN/ Lëshon batutën e vitit ndaj klubit që e drejtoi për 20 vjet

Delo.autor

Leave a Comment