Futboll Sport

ZYRTARE/ Gardiani i Kosovës transferohet në Turqi, bëhet shok skuadre me Mario Balotellin

Gardiani i Kosovës, Aro Muriç do të luajë sezonin tjetër tek skuadra turke Adana Demirspor.

22-vjeçari është huazuar nga skuadra e Mançester Sitit e cila zotëron dhe kartonin e lojtarit. Adana Demirspor sezonin e kaluar luajti në Ligën e Parë turke duke u shpallur dhe kampione, teksa këtë vit do të jetë në Superligë në elitën e futbollit turk.

Interesante është se Muriç do të jetë shok skuadre me Mario Balotelin, pasi pak kohë më parë klubi turk zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me sulmuesin italian, duke bërë dhe bujë të madhe. Aro Muriç prej vitit 2017 është pjesë e Sitit, por pjesën më të madhe e ka kaluar në huazim tek skuadra si NAK Breda në Holandë, Notingam Forest dhe Girona.

Related posts

NGA SUPERIORJA TEK KATEGORIA E DYTË/ Skandalet e bujshme në futbollin shqiptar për 2020

Delo.autor

HUMBJA NDAJ CADIZ NË LA LIGA/ Barcelona në krizë, klubi ka gati zëvendësuesin e holandezit. Ja emri…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-ARSENAL/ City kalon në avantazh, shënon Aguero

Delo.autor

Leave a Comment