Futboll Sport

ZYRTARE/ Kukësi prezanton blerjen e radhës, mesfushori firmos kontratën me verilindorët…

Kukësi bën goditjen e radhës në merkato. Skuadra verilindore ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Kreshnik Bahtirin. Mesfushori 28-vjeçar erdhi tek klubi verilindor nga Superliga e Kosovës ku ishte kapiten i skuadrës së Arbërisë.

Ai gjatë sezonit të kaluar është aktivizuar në total në 32 ndeshje nga ku ka realizuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asiste. Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Kukësit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT –

“Zyrtare! Kreshnik Bahtiri eshte zyrtarisht futbollist i Kukesi

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Kreshnik Bahtiri eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti 28-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin nje kontrate nje vjecare, me mundesi rinovimi per nje sezon tjeter duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.

⚽️ Bahtiri vjen te Kukesi nga kampionati i Kosoves ku sezonin e fundit ka qene kapiten i skuadres se Arberise ne Superlige. Ne 32 ndeshje te zhvilluara me ekipin e Arberise, Bahtiri ka shenuar 7 gola dhe 4 asiste.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mesfushorit Bahtiri me fanellen e ekipit tone💪🏻

“Shpresoj te jap me te miren per Kukesin. Eshte nje klub i organizuqr dhe shpresoj te dalim kampion kete sezon dhe te vazhdojme ne kete menyre. Forca Kukesi” tha Bahtiri ne fjalen e tij te pare si futbollist i Kukesit.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Kreshnik Bahtiri

Mosha: 28 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Mesfushor”

Related posts

Skenari i gjithë asaj që ndodhi në Serie A pas vdekjes së Astorit: Lojtarët refuzonin të…

Q.Autor

Cannavaro përjashton Jackson Martinez nga Kina!

Q.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Real Madridi nuk pret dot deri në verë, gati oferta për Mbapen

Delo.autor

Leave a Comment