Futboll Seria A Sport

REALIZOI 9 GOLA NË 29 NDESHJE/ Nisin kontaktet, Patrik Schick në “orbitën” e Milanit. Ja prapaskenat…

Milan po mendon seriozisht të hyjë përsëri në garë për shërbimet e Patrik Shik, i cili po zhvillon një Kampionat Europian si protagonist me Çekinë e tij.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb.com”, ka pasur kontakte mes Milanit dhe klubit të Bajer Leverkuzenit.

Shik e njeh mjaft mirë Serinë A italiane dhe do të ishte ideal për Milanin duke parë njohjen me Italinë pasi aty kaq mbajtur veshur fanellat e Sampdoriës dhe Romës.

Klubi gjerman e vlerëson aktualisht 25-vjeçarin, 40 milionë euro një shifër relativisht e lartë për buxhetin e klubit nga Milano. Gjatë sezonit të kaluar në Bundesligë me fanellën e Leverkuzenit, Shik u aktivizua në total në 29 ndeshje nga ku realizoi 9 gola.

Related posts

RUSI 2018/ Poloni-Kolumbi, skuadra që humbet eliminohet…

Sadik.Autor

Nga Kean te Caldara, ja sa vlejnë sot huazimet e Juventus

Q.Autor

PARTIZANI-VLLAZNIA/ Fantastike pritja e gardianit Hoxha, i mohon golin e avantazhit shkodranëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment