Futboll Sport

ZYRTARE/ Prishi kontratën me Inter, mesfushori Mario prezantohet tek skuadra e…

Pasi zgjidhi kontratën e tij me Interin, Zhoao Mario është zyrtarisht një lojtar i Benfikës. Fantazisti portugez ndryshoi ekip, por jo kampionat ku gjatë sezonit të kaluar u aktivizua tek Sportingu i Lisbonës, skuadër ku zikaltërit arritën ta blinin përpara 5 viteve.

Pas shumë huazimesh tek Uest Hem, Lokomotiva e Moskës, Sporting Lisbon erdhi momenti ku luzitani 28-vjeçar t’i japë lamtumirën skuadrës nga Milano për tu transferuar zyrtarisht tek skuadra e Benfikës duke firmosur një kontratë 5-vjeçare deri në 30 qershor 2026.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Benfikës me anë të një video-prezantimi në profilin e saj në rrjetin social “Twitter”.

Zhoao Mario nuk arriti dot të shfaqte të gjithë potencialin e tij me Interin, pasi shkëlqeu me paraqitjet e tij me Portugalinë në EURO 2016 ku u shpall kampionë Europe teksa Interi derdhi në arkat e klubit të Sportingut në verën e vitit 2016 plot 35 milionë euro plus 5 milionë të tjera në formulën e bonuseve.

Related posts

Aris josh Vangjelin me shiritin e kapitenit/ Mbrojtësi i Skënderbeut drejt kampionatit grek

Sadik.Autor

TËRBOHET JURGEN KLOPP/ Nuk ka vend në futboll për këtë gjë, është njësoj sikur…

Isa.Autor

RRËFEN NJË HISTORI TË PAZAKONTË/ Ish-sulmuesi i Premier: Babai më mori nga ndeshja me një trafikant droge…

Delo.autor

Leave a Comment