Futboll Sport

“BOMBA” NGA ANGLIA/ Si dështuan diskutimet mes Conte-s dhe Tottenham

Bombë e Telegraph dhe SkySports në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me të ardhmen e negociatave midis Tottenham dhe Antonio Conte për uljen e ish-trajnerit të Interit në stolin e Spurs.

Sipas raporteve, klubi londinez do të kishte anuluar interesimin për trajnerin puljez.

Thelbi i zgjedhjes do të ishte shqetësimi nga ana e menaxhmentit të Tottenham mbi disa nga kërkesat e kampionit të Itallisë, duke përfshirë hezitimin e tij për të punuar me lojtarë të rinj premtues të klubit…

Praktikisht, Conte donte vetëm lojtarë të afirmuar dhe jo të rinj premtues. Diçka që nuk ka bërë të bjerë dakord presidentin Levi, i vëmendshëm ndaj të rinjve.

E ndërsa Conte largohet si mundësi, Paratici afrohet. Ish-drejtori sportiv i Juventusit është pranë akordit me Tottenham.

Related posts

LIVE/ Tirana-Luftëtari, 2 gola në 6 minuta. Kryeqytetasit shkatërrojnë gjirokastritët

Delo.autor

Allegri: Kemi nevojë për ekuilibër, nëse duam të ecim në rrugën e civilizimit

Sadik.Autor

U PREZANTUA ME SKUADRËN E PAOK-UT/ Flet Mihaj: Erdha tek ky klub për…

Delo.autor

Leave a Comment