Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Ballkani josh titullarët e Teutës, pranë firmës me portierin rekordmen…

Teutës i janë larguar disa titullarë që arritën të fitonin titullin kampion pas 27 vitesh, duke nisur nga sulmuesi Dejvi Bregu i cili u transferua në Turqi, deri tek mbrojtësit Rrustem Hoxha që arriti marrëveshjen me Ballkanin në Kosovë.

Por si duket skuadra kosovare nuk kërkon të ndalet me kaq, pasi sipas ‘’Gazeta Sheshi’’, Ballkani ka arritur marrëveshjen me portierin e Teutës, Stivi Frashërin. Gardiani i durrsakëve bëri një sezon të shkëlqyer duke qenë portieri me më pak gola të pësuar në Superiore.

Suharekasit aktualisht ndodhen në Turqi duke zhvilluar fazën përgatitore, dhe shumë shpejt pritet që Frashëri të bashkohet me skuadrën e re. 30-vjeçari me një karrierë të pasur në Superiore si Tirana, Kukësi e Flamurtari, përgatitet për aventurën e re ku do të bashkohet sërish me ish-shokun e skuadrës mbrojtësin Hoxha.

Related posts

TREGON SE ÇFARË I THA CR7/ Zbërthehet Morata: Më tha se është i lumtur që…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Southampton-Liverpool, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-1

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Luftëtari emëron trajnerin e ri, në stol ulet…

Delo.autor

Leave a Comment