Futboll Seria A Sport

ZYRTARIZOHET MIQËSORJA/ Barcelona dhe Juventus përplasin brirët në “Camp Nou”, ja axhenda…

Barcelona dhe Juventusi do të matin forcat në një test miqësor në datën 8 gusht.

Miqësorja do të zhvillohet për trofeun “Gamper” në stadiumin “Camp Nou” dhe një fakt të tillë e konfirmoje vetë klubi bardhezi në profilin zyrtar në “Twitter”. Joan Gamper është një ndër themeluesit e klubit të Barcelonës në vitin 1899 dhe çdo vit zhvillohet një ndeshje miqësore në nder të tij.

Kështu tifozët e futbollit do të kenë shansin të shohin përballjen e parë sezonale midis Mesit dhe Ronaldos duke e bërë dhe më të bukur këtë sfidë.

Related posts

6 GOLA NË DY NDESHJE/ Futbollistja nga Zambia thyen rekord në Lojërat Olimpike

Delo.autor

FUND I HIDHUR PËR TRAJNERIN/ Allegri ndahet me humbje nga Juventus (VIDEO)

Delo.autor

Vizimi ekstra në “Old Trafford”/ Zbulohet e vërteta e fshehur pas teorive konspirative…

Isa.Autor

Leave a Comment