Bundesliga Futboll Sport

ANALIZON SULMIN E BAYERN MUNICH/ Trajneri Nagelsman: Dua guxim, nuk do të bëj revolucion

Julian Nagelsman ka analizuar trion anësore të sulmit të Bajernit të Mynihut, Kingsli Koman, Serzh Gnabri dhe Leroi Sane. “Të tre janë lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme, por mund të bëhen edhe më të mirë”, tha trajneri i ri i kampionëve të Gjermanisë gjatë një interviste për revistën “Kicker”.

Gnabri (10), Sane (6), Koman (5) shënuan 21 gola në total sezonin e shkuar. Por Nagelsman kërkon më shumë nga krahët e tij dhe do të punojë taktikisht me ta për t’u marrë atyre më të mirën që në sezonin e tij të parë në Mynih: “Ata duhet të jenë në pozicionin e duhur në zonat e rrezikshme”.

DOMINIMI – Skuadrat e tij, Hofenhaimi dhe Lajpcigu, janë shquar për cilësinë e lojës së tyre. Sigurisht që te Bajerni dominimi i topit do të jetë edhe më i theksuar me 33-vjeçarin në stol, i cili zbulon edhe disa nga idetë e tij taktike që do të aplikojë në shtëpinë e rekordmenëve gjermanë: “Pres të bëjmë një nisje të guximshme të ndeshjes, pa shumë topa të gjatë dhe ndeshjen duhet ta kontrollojmë përmes një kundërpresingu të mirë dhe të vazhdueshëm”. Taktika është e qartë dhe Nagelsman konfirmon se ai nuk do të bëjë një revolucion në stolin e lojës së skuadrës, përveç disa korrigjimeve: “Shpresojmë të bëjmë hapa të vegjël për të përmirësuar ato gjëra që nuk po shkojnë shumë mirë”.

PËRSHTYPJET – Në fund, Nagelsman jep edhe përshtypjet e para të punës me kampionët e Bundesligës: “Kam gjetur një mentalitet të shkëlqyer, plus cilësi të jashtëzakonshme. Nuk më duhet për t’i përmbysur gjërat kokëposhtë. Kjo është diferenca e madhe me klubet e tjera”. Por ai është i ndërgjegjshëm edhe për presionin që do të ketë në stolin e bavarezëve: “Sigurisht që nëse nuk fitoj, pasojat në Mynih do të jenë edhe më dramatike.

STËRVITJA-Në “Säbener Strasse” flitet vetëm gjermanisht. Trajneri i ri, Julian Nagelsman, i ushtron në gjuhën e tij të gjitha ushtrimet në qendrën stërvitore të Bajernit të Mynihut dhe për ata që nuk e zotërojnë ende mirë gjuhën gjermane, shërbimet e “përkthyesit” gjatë takimeve taktike i bën asistenti i Nagelsmanit, Dino Topmëler. “Bild” e ka fotografuar 40-vjeçarin në stërvitje këtë javë, ndërsa u përkthen francezëve Nianzu, Kuisons dhe Sarr. Topmëler flet rrjedhshëm gjuhën franceze, duke qenë se ka qenë trajneri i Dudelanzhit në Luksemburg. Ai po ndihmon edhe mbrojtësin e ri Omar Riçards, duke i shpjeguar anglezit detyrat e tij në stërvitje. Sigurisht që gjatë sezonit këto pamje do të bëhen më të rralla, me lojtarët që do të kenë nisur të përvetësojnë më mirë gjuhën gjermane.

Related posts

LIVE/ Shqipëri-Turqi, Predha e Çalhanoglu dyfishon shifrat për turqit

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Florentino Perez gati të sakrifikojë Benzema për të marrë yllin 21-vjeçar…

Delo.autor

27 GOLA NË 20 NDESHJE/ Klubet “big” gati të përfitojnë nga klauzola e sulmuesit Haaland…

Delo.autor

Leave a Comment