Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Sampdoria dhe Milan “ndezin motorët”, 500 gola për skemat pasqyrë

4-2-3-1 duhet të jetë skema me të cilën do të zbresin në fushë Sampdoria dhe Milani. Praktikisht shihen në pasqyrë. Kuqezinjtë mund të rezervojnë edhe surprizën 4-4-2 si në miqësoret e fundit, por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Tonali në mesfushë dhe Leao (nëse aktivizohet) janë të vëzhguarit special, teksa Zhiru do të mbajë peshën e sulmit, ndërkohë që Piolit i mungojnë katër titullarë të premierës së sezonit të kaluar (Çalhanoglu, Kesi, Donaruma dhe Ibrahimoviç). 34-vjeçari do të ketë përballë një profesionist të golit si Kualjarela, teksa të dy së bashku përbëjnë një çift prej mbi 500 golash. Fat i ndryshëm për dy veteranë që nuk e kanë përballuar kurrë njëri-tjetrin.

Në këto momente francezi përfaqëson një snajperist të pagabueshëm për “Djallin”, ndërsa Kualja në Gjenovë është superheroi që i tha “jo” Juventusit në janar.

Për garanci mbi sulmuesin e Milanit pyesni Mauricio Sarrin që kur i duhej të luante ndeshje të rëndësishme, bazohej gjithmonë te Zhiru e Pedro “sepse nuk gabonin kurrë qasje”. Kanë kaluar dy vite nga ajo kohë dhe bomberi francez ndodhet te Milani për të qenë alternativë e Ibrahimoviçit. Sezonin e nis si titullar, rol që e fitoi në miqësore ndeshje ku shënoi tre gola.

Numri 9 i “Djallit” është nga ata që nuk i pëlqen t’i nisë ndeshjet nga stoli, teksa në dekadën e fundit ka shënuar 21 herë kur trajneri e ka thirrur të zëvendësojë një koleg. Më mirë se Zhiru ka bërë vetëm Petersen (29) dhe Muriel (24), ndërsa te Milani komandon koloninë franceze duke u folur italisht, gjuhë që e ka mësuar në kohë rekord. Është mes më të moshuarve, por ky është një detaj që nuk i intereson shumë.

HIGHLANDER FABIO – Kualjarela është i duhuri në vendin e duhur. E jo vetëm për çështje pozicioni në fushë. “Jetoj dhe luaj me zemër”, do të deklaronte dy vite më parë kur shpallej golashënuesi më i mirë i Serisë A falë 26 golave. Për të, Milani është një lloj tabuje sepse i ka shënuar vetëm 3 herë në 30 përballje.

Dy herë më Sampin dhe një herë kur ishte pjesë e Juventusit. I specializuar për realizime “spektakolare”, sivjet u prezantua me një gol me thembër në Kupën e Italisë. Kualja e nisi karrierën në Serinë C2, e ashtu si Zhiru ka të përbashkët fillimin nga kategoritë e ulëta.

Francezi e ka fituar çmimin “Pushkash”, por edhe italiani mund ta kishte fituar me një nga perlat e tij. Ndërkohë, ndjek një milanist si Kostakurta për golin më “të vjetër” në Serinë A. I duhet të arrijë 41 vitet e ish-mbrojtësit, por, siç thotë Fabio: “Për sa kohë argëtohem do të vijoj të luaj”. E me sa duket, argëtohet së tepërmi.

Related posts

ÇEREKFINALET E CHAMPIONSIT/ Barcelona synon të shmangë këto dy rivalë

Delo.autor

Ish-presidenti Moratti : Te Interi janë të detyruar për…

Sadik.Autor

YLLI BRAZILIAN NUK SHFAQET NË STËRVITJE/ PSG bën gati gjobën për Neymar, ja ku ndodhet

Delo.autor

Leave a Comment