Futboll Seria A Sport

BARAZIMI NDAJ UDINESES/ Allegri: Ronaldon e ula unë në stol, Shezni ta hedhë topin në…

Masimiliano Alegri nuk ka dashur që të tregojë nervozizëm që pas ndeshjes së parë, ndonëse të hedhë në erë një fitore siç ndodhi në Udine ishte vërtet një mëkat. Gjithsesi, trajneri i Juventusit, duke parë edhe çështjen delikate që ka hapur në skuadër Kristiano Ronaldo ka vendosur që ta marrë me sportivitet barazimin e djeshëm.

Alegri, Juvja e bëri ndeshjen që të dukej shumë e lehtë, por vetëm në pjesën e parë ama. Çfarë ndodhi në të dytën?

Le të themi se bëmë një ndeshje mjaft të mirë, por futbolli i njeh edhe këto çmenduritë e pjesës së dytë. Fatmirësisht që jemi vetëm në javën e parë, ndryshe nuk do të isha kaq i qetë dhe jam i bindur se këto episode do të na shërbejnë si leksione të gjithë. Në pjesën e dytë na mungoi menaxhimi i mirë i topit, ndaj dua që tani e në vazhdim të nisin të gjithë të mësojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Po më shumë sesa zotërim topi, ishte faji i Sheznit për barazimin…

Shezni është një portier shumë i zoti, por kur vjen nga një penallti e shkaktuar në atë formë më parë, ndonjëherë duhet të mendojë se nuk është turp ta dërgosh topin në tribunë, kur të duhet që të marrësh tri pikët. Prandaj me fintet besoj e ka mbyllur për sivjet.

Mos ndoshta edhe situata e Ronaldos ka ndikuar psikologjikisht te skuadra?

Na thoni, cila është e vërteta e lënies në stol të Ronaldos dhe si është ai pas kësaj ndeshjeje? Ronaldo është mirë. Kisha folur me të dhe duke parë fazën përgatitore që kemi bërë të gjithë deri tani, i thashë se do të na bënte më shumë punë, në pjesën e nxehtë të takimit. Ai u vu menjëherë në dispozicion dhe shënoi edhe gol, por nëse nuk ia quajnë të mirë për 3-4 milimetra, kjo është gjë tjetër… I thashë: “Eja e mua në stol, pasi duhet të përmirësojmë formën”. Nuk ishte një zgjedhje teknike, as ndonjë nga ato gjërat e tjera që do të shkruani ju. Është thjesht çështje forme dhe në fillim të sezoni të kuptuar disa situata, në mënyrë që të kemi vazhdimësi. Ishte zgjedhja ime për ta lënë Ronaldon në stol, nuk ma kërkoi as ai dhe askush tjetër.

Pra, po thoni se CR7 do të menaxhohet ndryshe nga 3 vitet e kaluara?

Ka aq shumë ndeshje për të luajtur, sa të jeni të sigurt se do të ketë vend për të gjithë në fushë. Sot për më tepër bëra për herë të parë 5 zëvendësime. Por, edhe në këtë aspekt do të duhet që të kuptoj edhe unë më mirë se kur duhet t’i bëj ato, pasi kur ke shumë ndërrime në dispozicion, mund të bësh edhe gabime. Ndoshta, kundër Udinezes gabova edhe unë me zëvendësimet e bëra. Kjo është një risi për mua.

Juvja e Alegrit u pa me Atalantën, por akoma më shumë me Udinezen: vrasëse në kundërsulm…

Më pëlqen ky futboll, aq më tepër nisur edhe nga fakti se që në fillim apo edhe me zëvendësime gjatë ndeshjes, kam luksin që të kem specialistë të kundërsulmeve si Ronaldo, Kieza, Kuadrado, Kulusevski e Bernardeski. Prandaj dua t’i shfrytëzoj në maksimum lojtarët e mi.

Related posts

SUPERKUPA E ITALISË/ Romagnoli: Ndeshja me Juventusin mund të ndryshojë gjithçka

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Dy gola në 2 minuta te Manchester-LASK, Lingard mëson të shënojë (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA-TEUTA/ FSHF zyrtarizon 6 gjyqtarë për këtë takim, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment