Futboll Sport

BOMBERAT/ Levandovski-Haland, trampolina për titullin kampion

Sot starton një ndër pesë kampionatet më të ndjekura në Europë. Bundesliga do të jetë ashtu si çdo sezon një atraksion më vete për të gjithë sportdashësit. Kampionët në fuqi, Bajerni i Mynihut, do të matë forcat me Gldabgahun në shtëpinë e këtyre të fundit. Rivalët për titull, Borusia e Dortmundit do të ndeshet me Frankfurtin në “Signal Iduna Park”. Ndërkohë që sulmuesit e të dyja skuadrave, Levandovski dhe Haland kanë ndezur motorët duke premtuar spektakël në fushën e lojës. Mediat gjermane kanë bërë një krahasim mes dy lojtarëve kyçë të skuadrave, që edhe në këtë sezon do të luajnë për gjithçka.

Pikat e forta – Me 41 golat e shënuar në sezonin e kaluar, Leva hyri në histori si lojtari që tundi më shumë rrjetën në një sezon duke thyer rekordin legjendar të Gerd Mylerit. Gola që erdhën nga pozicione të ndryshme, me kokë me të djathtën dhe të majtën, nga larg dhe nga afër, madje edhe nga pika e penalltisë. Roberti është një sulmues i kompletuar dhe me shumë eksperiencë. Vendimtar në ndeshjet e mëdha dhe profesionist. Karriera e tij ka ardhur gjithmonë në rritje dhe mosha ka luajtur pak rëndësi në formën e tij. Edhe në këtë sezon ai pritet të jetë në krye të golashënuesve.

Pikat e dobëta – Janë të pakta, për të mos thënë fare, por ashtu si çdo lojtar, edhe Leva ka momentet e tij të këqija. Vuan shumë kundërsulmet dhe është pothuajse e pamundur që aksionin ta nisë nga gjysmëfusha e tij për të përfunduar me gol, ka ndodhur shumë pak herë. Ai është një gjahtar goli dhe zona e penalltisë është shtëpia e tij e preferuar, aty ku gjuan dhe shënon pothuajse sa herë i jepet mundësia.

Vlera – 32-vjeçari kushton 60 milionë euro në “transfermarkt”. Bajerni nuk ka menduar kurrë që ta shesë për asnjë lloj arsyeje, as ato financiare. Kjo pasi ai vlen shumë herë më shumë për klubin gjerman, që dhe në këtë sezon i ka varur shpresat te polaku

ERLING HALAND

Pikat e forta – Fizikisht është një monstër, një sprintier me topin. Shumë herë e kemi parë të vrapojë sa një nga portë në një tjetër dhe në fund të shënojë. Energjia e tij është për t’u admiruar. Trofeu i parë erdhi në sezonin e fundi ku fitoi Kupën e Gjermanisë. Kjo i shtoi dhe më shumë urinë për të fituar dhe nuk e tundoi për t’u larguar nga Borusia e Dortmundit, edhe pse kërkohet nga klubet më të mëdha në botë. Sezoni i ri pritet të jetë po aq interesant, pasi këtë herë kërkohet të fitohet titulli i cili mungon pas gati një dekade.

Pikat e dobëta – Ndryshe nga Leva i cili është më dinak para portës, Haland shpeshherë duket i nxituar, edhe pse kjo vjen si pasojë e eksperiencës. Gjithsesi, Erling po bën më mirë se polaku kur ishte 21 vjeç. Këtë e tregojnë statistikat, në vetëm dy sezone për verdhezinjtë, ai ka shënuar 57 gola në 59 ndeshje. Tani, ata që mungojnë janë trofetë, edhe pse në Dortmund janë më të vështirë për t’u arritur. Nëse ky do të jetë sezoni i duhur, kjo mbetet për t’u parë.

Vlera – I ardhur për vetëm 20 milionë euro nga Salcburgu më 1 janar 2020, norvegjezi kushton tani plot 130 milionë euro sipas “transfermarkt”. Por, Borusia i ka vënë një çmim prej 175 milionë eurosh për këdo skuadër që kërkon të marrë shërbimet e Halandit. Për momentin, vetëm kampionët e Europës, Çelsi, kanë arritur t’i afrohen kësaj shifre, edhe pse jo mjaftueshëm për të bindur drejtuesit verdhezi për lënë të lirë diamantin e tyre.

Related posts

“KATAR 2022″/ Ndizet sfida, Malta “shtang” Sllovakinë me 2 “MAGJI” në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Reali drejt “shpërbërjes”/ Ronaldo sëbashku me mbrojtësin brazilian tek Juventusi

Isa.Autor

E PAIMAGJINUESHME/ Propozimi i klubit të Serisë A: River-Boka të luhet në Itali në stadiumin LEGJENDAR të…

Isa.Autor

Leave a Comment