Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BOTËRORI 2022/ Vetëm 3 ditë të bashkuar, zbulohet axhenda e Shqipërisë për transfertën e 2 shtatorit

Shqipëria do të luajë tri ndeshje të rëndësishme për rrugëtimin drejt Botërorit “Katar 2022”. Teksa Anglia mund të konsiderohet një humbje e justifikueshme në “Air Albania”, Polonia dhe Hungaria janë dy rivalet potenciale, me të cilat Shqipëria synon të diskutojë vendin e dytë dhe të tretë.

Për këtë, shtatori do të jetë “prova e zjarrit”, kur mund të vendoset shumë për fatin e kuqezinjve në këto kualifikuese, duke qenë se luhen përballjet e para me dy nga rivalët potencialë direkt.

GRUMBULLIMI

Kombëtarja do të grumbullohet në Poloni. Atje ku do të luhet transferta e 2 shtatorit, kuqezinjtë do ta shfrytëzojnë si pikë takimi për të shmangur udhëtimet e gjata nga shtetet ku janë drejt vendit tonë dhe më pas me destinacion Poloninë. “Panorama Sport” ka mësuar edhe axhendën e Kombëtares në prag të tri sfidave kualifikuese për Botërorin “Katar 2022”.

VETËM 3 DITË KOHË

Trajneri Edi Reja nuk do të vijë në Tiranë para grumbullimit të Kombëtares, siç ka ndodhur zakonisht me trajnerët e tjerë. Është vendosur që italiani të udhëtojë menjëherë drejt Varshavës, ku të dielën e 29 gushtit do të presë edhe lojtarët e ftuar, të cilët kanë përfunduar angazhimin me ekipet e tyre të shtunën.

Itinerari do të ketë të njëjtin destinacion për të gjithë: Varshavën. Është vendosur që secili nga shteti ku ndodhet, të paraqitet në Poloni, për të shmangur udhëtimet e tepërta duke ditur që ekipi do të ketë vetëm 3 ditë kohë për të qenë së bashku: datat 30, 31 gusht dhe 1 shtator. Pas angazhimit me ekipet e tyre deri të dielën, e hëna do të jetë një ditë për të kryer vetëm shkrydhje në fushë si dhe seanca teorie, për të diskutuar skemat dhe planet se çfarë duhet bërë ndaj Polonisë.

ALARMI

Deri më tani, Liga e Serisë A, Premier Liga dhe La Liga kanë vendosur që t’i ndalojnë lojtarët e tyre për të luajtur me skuadrat kombëtare, çka do të sillte kaos jo vetëm në mbarëvajtjen e ndeshjeve të Shqipërisë, por të të gjitha përfaqësueseve europiane.

Në pritje të vendimeve se çfarë do të ndodhë me lojtarët kuqezinj, Reja është gjithashtu pezull edhe për numrin 10, Nedim Bajramin, i cili deri më 31 gusht do të mësojë vendimin e KAS-it nëse do të mund të luajë me Shqipërinë apo jo. Në muajin shtator, Shqipëria luan në transfertë me Poloninë më datë dy, më pas tri ditë më vonë pret Hungarinë dhe më 8 shtator sërish në “Elbasan Arena”, luan ndaj San Marinos.

Related posts

Te Lazio e pranojnë; De Vrij drejt Interit, por… ka konkurrencë

Q.Autor

Zidanë: Bezema nuk është në formën e tij më të mirë

Sadik.Autor

Ronaldo më i paguari në botë? Deklarata e Valverdes është epike

Q.Autor

Leave a Comment