Futboll Sport

KYLIAN MBAPPE NË QENDËR TË KRITIKAVE/ Mori pushim te Franca, shihet në club nate

Futbollisti i Real Madrid, Kylian Mbappe mungon në ndeshjet e këtij muaji te Franca për shkak dëmtimi. Për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë gjatë pushimit ndërkombëtar, edhe pse te Reali mori minuta, drejtuesit e kombëtares e lanë pushim.

Kapiteni i Francës pësoi një dëmtim në kofshë dy javë më parë, por u rikthye për të luajtur në pjesën e dytë kundër Lille dhe Villarreal. 25-vjeçari më pas u la jashtë skuadrës së Francës për ndeshjet në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, të cilën Blutë e fituan 4-1 të enjten mbrëma.

Megjithatë, gazeta suedeze AftonBladet ka publikuar foto të yllit francez duke qëndruar në Stokholm, ndërsa Franca po luante të enjten. Ata thonë se Mbappe është parë në restorantin Chez Jolie, përpara se të nisej me një furgon të zi për të hyrë në hyrjen e pasme të diskotekës V në zonën Stureplan.

Pamje që në Francë kanë ndezur polemika në botën e futbolldashësve.

PAMJET

Related posts

DEKLARATA PËR SFIDËN NDAJ AJAXIT NË CHAMPIONS/ Allegri: Nëse luajmë kështu do të kalojmë turin

Delo.autor

Tirana rikthehet në Superiore, Halili: Makthi mori fund, Ze Maria më i paguari. Falenderoj lojtarët që…

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Inter ka akordin me yllin francez, Barcelona tenton ndërhyrjen

Delo.autor

Leave a Comment