Futboll Sport

ÇFARË PO NDODH? Anëtari i familjes që ka në pronësi PSG-në poston foto të Messit e Ronaldos me fanellën e klubit francez

Khalifa Bin Hamad Al-Thani, që konfirmoi transferimin e Messit në PSG, ka postuar një fotografi të Ronaldos në fanellën e Paris Saint-Germain me mbishkrimin “Ndoshta”.

Ai është anëtari i familjes Al-Thani që ka në pronësi PSG-në.

Kur Messi ishte lojtar i lire dhe Barcelona njoftoi se s’do të vazhdonte bashkëpunimin me të, Al-Thani rregullisht postonte në profilin e tij në Twitter duke siguruar se e ardhmja e argjentinasit do të jetë në PSG.

Sot, teksa ka raportime të shumta që Ronaldo po e dëshiron largimin nga Juventusi, ideja për t’iu bashkuar PSG-së ende është e gjallë.

Tani Al-Thani i ka ndezur ato flakë duke postuar një imazh të Messit dhe Ronaldos që qëndrojnë krah për krah, të dy të veshur me fanellat e Paris Saint-Germain.

“Ndoshta?” ishte mbishkrimi i vetëm, i shkruar në tri gjuhë të ndryshme.

Related posts

Trajneri i TIRANËS “shfryn” ndaj arbitrit: Kam rezervat e mia, nuk kam ardhur të stërvis fëmijë

Isa.Autor

Gattuso i jep tjetër ‘fytyrë’ Milanit, kuqezinjtë nuk varen më nga Suso!

Q.Autor

ROMA BUZËQESH SËRISH/ Kapiteni i skuadrës shërohet nga COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment