Futboll Sport

COVID-19/ Mungesa e tifozëve në stadium i shkakton botës së futbollit 2.5 miliardë euro humbje

Mungesa e tifozëve në stadium ka bërë që klubet e futbollit të humbin plot 2.5 miliardë euro.

Sipas një studimi nga KPMG, një kompani e specializuar ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe këshillimit financiar janë marrë 5 ligat kryesore të futbollit, angleze, spanjolle, gjermane, franceze e italiane, të cilat që prej pranverës së 2020-ës kur edhe filloi mbyllja për shkak të pandemisë, kanë humbur plot 2.5 miliardë euro nga mungesa e tifozëve.

Emty2

Klubet gjermane janë ato që kanë humbur më shumë gjatë kësaj kohe, pasi pikërisht Bundesliga është edhe kompeticioni më i ndjekur në shkallët e stadiumeve, me një mesatare prej rreth 42 mijë tifozë për ndeshje.

 

 

Mbyllja e stadiumeve nuk pati impakt vetëm në të ardhurat nga shitja e biletave, por largoi edhe sponsorë të tjerë, zeroi aktivitetet promocionale, ato të shitjes së fanellave dhe shërbimit të ushqimit.

Këtë sezon pritet të bëhet një rikuperim i pjesshëm, pasi vetëm në Angli janë hapur stadiumet plotësisht, ndërsa në Spanjë ka një hapje në masën 40% e në Itali 50%.

Related posts

SOT MBUSHI 58 VJEÇ/ Ja 58 frazat më të famshme të Diego Maradonës

Isa.Autor

Liverpool ul pretendimet, por askush nuk e do sulmuesin e tyre…

Q.Autor

REAL MADRID-EIBAR/ “Los Blancos” kalon në avantazh, shënon sërish Benzema

Delo.autor

Leave a Comment