Futboll Sport

ÇFARË PO NDODH? Barcelona bën ofertë dramatike për Messin në momentet e fundit

Lionel Messi i tha lamtumirë Barcelonës përmes një konference për media të dielën në mesditë. Sulmuesi legjendar konfirmoi se ai dëshironte të qëndronte në klub dhe ishte pajtuar me kontratën e ofruar, mirëpo kushtet financiare në klub nuk ia lejuan atij.

Lojtari 34-vjeçar pritej që të zbarkonte në Paris të hënën mbrëma, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi dhe tani raportohen për disa ndryshime befasuese.

Sipas asaj që raporton La Porteria, Barcelona ka bërë një ofertë për Messin në momentet e fundit.

Bëhet e ditur se katalunasit po tentojnë të bindin gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që ta rfeuzojë kontratën e PSG-së dhe të qëndrojë në Camp Nou.

Roye Nemer raporton se Barcelona është e gatshme që t’i sakrifikojë disa lojtarë, vetëm që të mbajë Messin në klub.

Related posts

“ENE NUK KEMI MARRË OFERTËN E DUHUR”/ Solskjaer konfirmon bisedimet me klubin e Serisë A për mbrojtësin…

Delo.autor

REALI E PRET NË JANAR/ Wanda shpëton INTERIN, merr vendimin për ICARDIN

Isa.Autor

ZBULON MENAXHERI/ Ja kur do të rikthehet në ring Tyson Fury dhe planet për 2022-shin

Delo.autor

Leave a Comment