Futboll Seria A Sport

Aksion blic i Milanit, djeg rivalët dhe siguron talentin grek (VIDEO)

Goditje e madhe në merkato që ka të bëjë me të ardhmen e Milanit. Drejtuesit janë duke punuar në mënyrë që të përforcojnë ekipin përpara fillimit të sezonit të ardhshëm, por drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli po ndjek me vëmendje edhe talentet e reja të futbollit ndërkombëtar. Dhe nga Greqia vijnë përditësime të rëndësishme mbi lëvizjet e kuqezinjve: Portali i famshëm grek Gazzetta.gr ka zbuluar se kuqezinjtë kanë mbyllur marrëveshjen me ekipin e Asteras Tripolis, për mesfushorin që ka lindur në vitin 2001, Nikos Michelis.

Talenti 17-vjeçar, Michelis është monitoruar nga agjentët e Milan, gjatë një turneu të zhvilluar në Itali, ku talenti u aktivizua me kombëtaren e Greqisë U-17. Sipas asaj që raportohet klubi milanez ka mbyllur marrëveshjen me Asteras Tripolis për shifrën 400 mijë euro, dhe firmosi një pakt për përqindjen e një rishitje të mundshme në favor të klubit grek. Pavarësisht problemeve që ka me UEFA-n lidhur me fair-play-n financiar dhe gjobës së majme që pritet të zyrtarizohet shumë shpejt nga qeveria e futbollit evropian, te klubi kuqezi vazhdojnë përgatitjet normalisht për sezonin e ardhshëm dhe këtë e tregon fare mirë angazhimi i vrullshëm i drejtuesit të Milanit në merkato. Për më tepër po përmenden edhe emra të bujshëm, por stafi teknik nuk lë pas dore edhe investimet e të ardhmes si në rastin konkret. Sakaq, të gjithë në shtëpinë kuqezi po presin me ankth javën e fundit për të siguruar edhe kualifikimin për në Europa League në mënyrë që të shohë me qetësi nga sezonin i ardhshëm dhe me ambicien për t’u kthyer në majat e Serie A si dikur.

Related posts

PSG-Marseille, Franca mban frymën për “Le Classique”

Q.Autor

Prezantohet blerja e bujshme e Barcelonës (FOTO)

Q.Autor

Ancelotti, trajner i madh për ndeshjet vendimtare

Sadik.Autor

Leave a Comment