Futboll Seria A Sport

CHELSEA “JOSH” INTERIN PËR LUKAKUN/ Zikaltërit refuzojnë dy oferta “faraonike”. Blutë po përgatiten për…

Chelsea është vendosur seriozisht në kërkim të një sulmuesi, për të kompletuar repartin që ka hasur më shumë vështirësi sezonin e fundit. Ata janë hedhur në sulm për të sjellë në Londër, një ish të skuadrës. Bëhet fjalë për Romelu Lukakun, me belgun, që është treguar i palëkundur për të lëvizur nga Milano.

Megjithatë, për të joshur qendërsulmuesin, blutë, kanë ofruar pagë vjetore bruto deri në 15 milionë euro, ndërsa për Interin oferta e parë ka qenë plot 100 milionë euro. Ky propozim është refuzuar nga zikaltërit, që e shohin 28-vjeçarit në qendër të projektit të tyre dhe si pikë referimi për të vendosur yllin e dytë në fanellë. Por Chelsea duket e bindur dhe serioze e është rikthyer sërish për të bërë një tjetër ofertë të majme, këtë herë, duke ofruar dhe 10 milionë euro më shumë.

Milanezët sërish nuk janë tunduar dhe kanë refuzuar propozimin. Mediat në Itali, më saktë Sky thotë se londinezët do të trokasin sërish në dyert e Interit, kësaj here me një ofertë prej 120 mln euro, me mundësinë për ta rritur akoma me shumë me ndonjë lojtar që është në interes të kampionëve të Serie A.

Pritet të shihet nëse do të “shembet” muri i ngritur nga Interi, apo zikaltrit do të qëndrojnë stoikë pas çdo oferte, për të mos u privuar nga një tjetër largim i bujshëm pas atij të Hakimit.

Related posts

I ZHGËNJYER ME DREJTUESIT E KLUBIT/ “Xhevahiri” i Romës drejt largimit nga Italia për tek..

Delo.autor

HUMBJA NDAJ RENNES/ PSG turpërohet, por që kur tekniku ka marrë kontrollin macja e zezë quhet… Genesio

Delo.autor

Cristiano Ronaldo GODET kameramanin dhe më pas i jep fanellën dhuratë (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment