Futboll I pakategorizuar Sport

DITA E PARË SI TRAJNER I GJERMANISË/ Rrëfehet Hansi Flick: Ja si rikthehemi në majë

Hansi Flik nisi dje zyrtarisht aventurën me kombëtaren gjermane. 56-vjeçari tregoi në një konferencë për shtyp për faqen zyrtare të DFB-së qëllimet që kishte me kombëtaren dhe se si planifikon ta rikthejë Gjermaninë në majën e futbollit Botëror.

Si trajner i kombëtares do të keni tani më shumë kohë, çfarë do të bëni?

Mendoj se nuk kam edhe aq shumë kohë të lirë sa ç’mendojnë njerëzit. Sigurisht që kombëtarja është ndryshe nga klubi, jeta futbollistike është më pak e ngarkuar nga ana e udhëtimeve dhe ndeshjeve të shumta në turne të ndryshëm. Por, unë si trajner i kombëtares kam përgjegjësi të mëdha dhe kështu dua që të punoj në 100% të mundësive që disponoj duke shfrytëzuar çdo sekondë për të mirën e punës.

Cila është ndeshja juaj më e bukur si trajner?

Pa dyshim ajo ndaj Barcelonës në vitin ku fituam tripletën. E dinim që ishim të fortë, por kurrë nuk e kishim menduar një rezultat të tillë ndaj një skuadre si Barça.

Momentalisht godinat e DFB-së janë duke marrë një formë tjetër, si ndiheni që jeni pjesë e një ndryshimi kaq të madh në futbollin gjerman?

Është gjithmonë bukur të punosh në kushte të tilla. DFB-ja po bën investime të mëdha edhe jashtë fushës dhe kjo mund të shihet qartë në punimet që janë duke u bërë. Projekti është ambicioz si jashtë fushe dhe brenda saj, ku na duhet të ngjitemi sa më shpejt në majë.

Si po planifikoni të bëni për vete tifozët?

Puna sapo ka nisur, stafi im dhe unë tani do të jemi të përkushtuar vetëm tek objektivi për të ndërtuar një skuadër kompetitive. Duam t’u servirim tifozëve një futboll të bukur të kombinuar me rezultate. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë gjë.

Ndieni presion?

Jo aspak. U mësova të punoj te një nga klubet më të mëdha në botë. Te Bajerni presioni ishte i pranishëm gjatë gjithë kohës, por në fund arrita të fitoj shumë trofe dhe kjo falë skuadrës që kisha në dispozicion. Edhe këtu nuk është ndryshe, e njoh mirë këtë ambient pasi kam punuar si drejtor teknik në të shkuarën.

Do të ketë ndryshime në skuadër, kush do të largohet dhe kush jo?

Është ende herët për të folur për emra. Mund t’ju them vetëm që tek unë nuk ka për të pasur kurrë kufi moshe. Kush do ta meritojë do të luajë dhe kush jo, do të largohet. Këtu nuk po flasim për sukses vetjak, por për atë të një kombëtareje që do të rikthehet në majë dhe të fitojë sërish zemrat e tifozëve.

Related posts

“TAULANT XHAKA NUK ËSHTË TREGUAR I NDERSHËM…”/ Edi Reja: Impenjim deri në vdekje ndaj Anglisë

Delo.autor

United vs. Tottenham & Chelsea vs. Southampton, hidhet shorti i gjysmëfinaleve të FA Cup

Sadik.Autor

I JEP FUND SPEKULIMEVE/ Mignolet: Alisson mund të mësojë prej meje, unë nuk do të…

Delo.autor

Leave a Comment