Futboll Seria A Sport

“DO TË JETË NJË KAMPIONAT I EKUILIBRUAR”/ Allegri: Janë 8 skuadra për titull në Serinë A

Masimiliano Alegri po bëhet gati për kthimin e tij në pankinë në Serinë A, përsëri me Juevntusin, për të vazhduar atje ku e la, si një pretendent e fitues trofesh me bardhezinjtë. Por duket se tekniku është i ndërgjegjshëm se konkurrenca është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme në këto vite të fundit, me skuadra të tjera që kanë shkurtuar diferencën dhe i kanë arritur apo kaluar bardhezinjtë.

Kështu, ai sheh tashmë 8 skuadra të cilat do të nisin kampionatin me synimin për të fituar titullin kampion, e një prej tyre është padyshim Atalanta me të cilën Juventusi luan nesër miqësoren e fundit para fillimit të sezonit të ri.

“Është një ndeshje e vlefshme për të parë gjendjen e disa lojtarëve, mes të cilëve Dibala i cili do të kthehet nesër dhe në përgjithësi gjendjen e ekipit, në cilën përqindje të formës jemi. Duhet të jetë një stërvitje e mirë për t’u përqendruar pastaj mbi sezonin, pasi në Udine kemi një ndeshje për tre pikë dhe duhet të tregojmë se jemi gati”, tha Alegri.

“Atalanta është një realitet në kampionatin italian. Gasperini po bën gjëra të mëdha edhe në Europë, ka një skuadër fizike që luan mirë futboll, do të jetë një nga 8 kandidatet për të fituar titullin. Ka 38 etapa, do të jetë një kampionat i ekuilibruar dhe do të nevojitet vazhdimësi, E nisim garën për të fituar dhe në mars duhet të jemi aty dhe të luftojmë për titullin, kjo është e sigurt”, ishin fjalët e Alegrit.

Related posts

I MAHNITUR NGA YLLI I RI ARGJENTINAS/ Legjenda Hernan Crespo: Ai është kampion i ardhshëm tek Interi

Delo.autor

“Kylian Mbappe më i shpejtë se ‘Fenomeni’ Ronaldo”

Sadik.Autor

NBA/ Los Angeles rikthehet të buzëqeshë, Lillard fantastik për Portland

Delo.autor

Leave a Comment