Futboll Sport

“DO TË JETË SEZONI I DYBALA-S NË SERIE A”/ Mesfushori Verratti: “Topin e Artë” e meriton…

Në Kampionatin Europian të fundit, Jorginho dhe Donnarumma shkëlqyen veçanërisht. Po çfarë mendon Verratti për garën e “Topit të Artë”? “Donnarumma është i ri, sinqerisht i uroj atij ta fitojë atë trofe një ditë. Lloji i zgjedhjes midis Jorginhos dhe Messit duhet të sqarohet. Nëse ua japim atyre që kanë fituar gjithçka në Europë, e meriton Jorginho. Kjo lojë argëton miliona tifozë, përfshirë edhe mua, kështu që Messi gjithmonë do ta fitojë për sa kohë që luan”.

Futbolli italian do ta vëzhgojë rrugën e PSG nga larg, ndërsa Interi, Juventusi, Atalanta dhe Milani do të përballen me teste të ndryshme në Ligën e Kampionëve. Verratti bën këtë analizë: “Shorti i Champions-it? Grup i përballueshëm për Juven. Unë mendoj se bardhezinjtë do të përparojnë në 16 -she, duke garuar për vendin e parë kundër Chelsea, një ekip i ri që luan me shumë energji dhe intensitet.

E shoh të vështirë për Milanin, në një grup të fortë e historik me Liverpoolin, Atletico Madrid dhe Porto. Gjithmonë e ndjek Atalantën me kënaqësi, sepse ka një trajner si Gasperini që përcjell identitet të fortë. Interi do të jetë një rikthim i mrekullueshëm kundër Real Madridit”. Është koha për parashikimet në lidhje me garën e titullit në Serie A, si një spektator i painteresuar:

“Juventusi, duke pasur parasysh skuadrën që ka, është një hap përpara. Titullin do ta diskutojë me Interin. Pastaj, një hap më poshtë, do të jetë beteja e Ligës së Kampionëve midis Milanit, Napolit, Romës. Jam i kënaqur të shoh Mourinhon në Serie A, si dhe Sarri te Lazio. Të veçoj një lojtar? Do të jetë sezoni i Dybala. Nëse është mirë, ai bën diferencën”.

Related posts

A E KA MBYLLUR MESSI ME PSG? Argjentinasi i irrituar, por trajneri Galtier është i bindur

F.autor

Seanca dëgjimore, ja çfarë ndodhi në UEFA për çështjen “Skënderbeu”

Sadik.Autor

Atletico Madrid i bëhet ‘ferrë’ Barcelonës

Q.Autor

Leave a Comment