Futboll Ligue 1 Sport

ZBULON PRAPASKENËN E BUJSHME/ “Le Parisien”: Real Madridi i vendos ultimatum 2-ditor PSG për Mbappe

Kanë mbetur më pak se katër ditë derisa merkatoja e verës të mbyllet dhe futbolli të shpëtojë nga lëvizjet e bujshme. Real Madridi nisi një ofertë të fundit për Mbappe të enjten (170 milionë euro fikse, plus 10 milionë bonuse), por PSG nuk i është përgjigjur.

Koha kalon dhe po i afrohet orës 24:00 të së martës së 31 gushtit, atë moment kur tregu i transferimeve do të mbyllet. Dhe Real Madridi nuk dëshiron që operacioni “Mbappé” të shtyhet më gjatë. “Le Parisien” informon se klubi i bardhë i ka lëshuar një ultimatum PSG-së në mënyrë që të pranojë ofertën për Mbapé nga sot, e shtunë, deri nesër të dielën.

Strategjia e Florentino Pérez është të shpejtojë operacionin e shkëlqyer të verës dhe të parandalojë vonesat më gjatë. Për këtë arsye, ai i ka kërkuar klubit francez të pranojë ofertën ose, nëse jo, të presë deri më 1 janar për ta mbyllur marrëveshjen falas me Mbappe, si lojtar i lirë.

Related posts

ARSENAL-SOUTHAMPTON/ “Topçinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Mkhitaryan

Delo.autor

“INTER ISHTE NË GJUMË GJIITHË LOJËN”/ Mbrojtë Skriniar i zhgënjyer: Nuk luhet pa përkushtim dhe…

Delo.autor

DEBUTIM ËNDRRASH PËR BELLINGHAM/ Gol që në start, Ancelotti e përkëdhel: Është i jashtëzakonshëm

F.autor

Leave a Comment