Futboll Sport

“DO TË MË DUHET PAK KOHË TË AMBIENTOHEM”/ Dumfries: Ja kush po më ndihmon më shumë tek Inter-i

Denzel Dumfries ka folur për ambientimin e tij në Milano në një intervistë të dhënë për portalin holandez NOS:

“Do të më duhet pak kohë për t’u ambientuar plotësisht, po mësoj të njoh grupin”, ka thënë mbrojtësi i krahut.

“De Vrij më ndihmon shumë, bën edhe rolin e përkthyesit. Jam pritur shumë mirë, jam i gëzuar që jam transferuar tek Inter-i”.

Në lidhje me aktivizimin e pakët në dy ndeshjet e para të kampionatit:

“Shpresoja të luaja pak më shumë, por nuk varet vetëm nga unë: i njoh cilësitë e mia dhe di se çfarë duhet të bëj për të pasur më shumë hapësira”.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Karius refuzoi finalen e Championsit (FOTO)

Delo.autor

VDEKJA TRAGJIKE QË SHOKOI BOTËN/ Tenisti i njohur del në fushë me fanellën e Kobe Bryant (FOTO)

Delo.autor

BEFASON TRAJNERI KUQEZI/ Roma apo Inter, për kë bën tifo PANUCCI…

Isa.Autor

Leave a Comment