Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Mbappe drejt Realit, PSG ëndërron tridhëmbëshin Messi-Neymar-Ronaldo

Naser Al-Khelaifi e mohoi kategorikisht një largim të mundshëm të Kilië Mbape nga Parisi pavarësisht ardhjes së Lionel Mesit.

Sipas asaj që raporton iberikja “AS”, ylli francez nuk ka ndërruar mendim edhe pse ka mbërritur tek PSG-ja një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, ai dëshiron vetëm largimin nga parizienët dhe për këtë dhe klubi është i vetëdijshëm.

Mbape mund të transferohet sezonin e ardhshëm tek Reali i Madridit si lojtar i lirë, duke lënë klubin transalpin të mendojë për një zëvendësues ideal të tij.

Zgjedhja e parë e skuadrës së Al-Khelaifit është Kristiano Ronaldo, të cilit i skadon kontrata qershorin e ardhshëm.

Me ardhjen e yllit portugez do të formonin një tridhëmbësh ndoshta më të mirin në të gjithë historinë e futbollit, Mesi-Nejmar-Ronaldo.

Related posts

A DO TË THYEJË REKORDIN E ALEX FERGUSON? Ja shifrat e frikshme të Guardiolës (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti: Batha shënon të tretin, portieri Kuka e pëson me kokë poshtë këmbëve (VIDEO)

Isa.Autor

TALENTI PREMTUES/ ITALIA dhe BRAZILI “sherr” për mbrojtësin e Lazios

Isa.Autor

Leave a Comment