Sport Të tjera

Sfida “big”, Nadal-Djokovic përballë në gjysmëfinalen e Romës

Sfida nr.51n mes Novak Djokovic dhe Rafael Nadal do të zhvillohet nesër në mbrëmje në Romë, kur dy tenistët do të përballen mes tyre në gjysmëfinalen e turneut Masters të kryeqytetit italian. Të dy tenistët janë kualifikuar sot, pas fitoreve të vështira që arritën ndaj rivalëve, dy fitore me përmbysje, çka garanton një sfidë spektakli nesër në Romë.

Nadal, numri 2 në botë, mundi 2-1 talianin Fabio Fognini (4-6, 6-1, 6-2), në një ndeshje ku e nisi dobët, duke humbur setin e parë. Fognini, i mbështetur edhe nga fansat, tentoi të bëjë mrekullinë, por në fund u detyrua të pranojë supremacinë e spanjollit, një “mbret” në fushat me dhè.

Ndësa Djokovic mundi 2-1 (2-6, 6-1, 6-3) japonezin Kei Nishikori, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e një turneu pas më shumë se një viti. Serbi kishte kohë që nuk zhvillonte ndeshje të tilla, duke korrur fitoren e tretë radhazi, gjë që mungonte prej kohësh. Ndaj nesër fansat presin një duel të fortë në gjysmëfinale mes dy prej tenistëve më të mirë në botë.

Në gjysmëfinale është kualifikuar edhe kroati Marin Cilic, që do të përballet me fituesin e duelit Davod Goffin-Alexander Zverev. Te femrat, tenistja ruse Maria Sharapova ka mundur 2-1 pas tri orësh lojë estonezen Jelena Ostapenko (6-7, 6-4, 7-5) dhe në gjysmëfinalet do të përballet me fituesen e duelit Simona Halep-Caroline Gacia. ndërsa gjysmëfinalja tjetër është Ajo mes Elina Svitolina e Annet Kontaveit. Kjo e fundit eliminoi sot numrin 2 në botë, caroline Wozniacki, pas fitores 2-0.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Milani mendon për përforcimet, projektohet goditja e trefishtë nga Real i Madrid. Ja emrat…

Delo.autor

KLUBET NË KRIZË PREJ PANDEMISË/ La Liga arrin marrëveshjen historike me vlerë 2.7 miliardë euro

Delo.autor

Bolonja shënon golin e parë ndaj Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment