Futboll La Liga Sport

E ÇUDITSHME/ Mesfushori Wilshere rrëfen dramën: Si t’ia shpjegoj djalit që nuk më do asnjë ekip

Xhek Uillshër ishte deri tre vite më parë një nga emrat më të njohur të futbollit anglez. Mesfushori britanik luajti edhe 34 ndeshje me fanellën e “tre luanëve”, para se karriera e tij të merrte një kthesë të pamenduar për një lojtar të kalibrit të tillë. Tani, në moshën 29-vjeçare, pas eksperiencave të fundit te Uest Hem e Bërnmuth, ai e sheh veten pa një skuadër dhe për çudinë e të gjithëve, edhe pa oferta për t’iu bashkuar një të tille.

Lojtari i cili shkëlqeu kur vishte fanellën e Arsenalit, ka pranuar se askush nuk e kontakton më dhe se për të kjo situatë është shumë e pakuptimtë. “Më duket se në vendin tim më është mbyllur çdo derë’, tregoi ai në një intervistë për “The Athletic”. “Asnjëherë në jetën time nuk e kisha menduar se do të isha në këtë pozitë. Sot isha duke vrapuar në një pistë atletike. Të gjithë më thoshin se në moshën 28 apo 29-vjeçare do të isha në kulmin e karrierës time. Dhe unë e mendoja ashtu, që do të vazhdoja të luaja për Anglinë, që do të vazhdoja në një klub të madh…”.

Përtej faktit që në mënyrë të çuditshme nuk e do askush, Uillshër ka shpjeguar se më e vështira vjen në jetën private. “Fëmijët e mi janë në një moshë ku i kuptojnë gjërat. Arçi, i cili është 9 vjeç, më pyet: Si të duket MLS? Përse nuk luan në La Liga? Atij i pëlqen futbolli, di gjithçka. Shpeshherë më pyet: Pse nuk të do asnjë ekip? Nuk e di! Si t’ia shpjegoj? Kanë miq në shkollë dhe e dini si janë fëmijët, shpesh mund të jenë shumë të ashpër. Përse babai yt nuk punon? Ndoshta se nuk është një futbollist i mirë? Gjëja më e vështirë është kur mundohem t’u shpjegoj gjëra kur bëjnë pyetje si: Përse nuk firmos për një klub në Angli? Dhe unë mendoj “sepse askush nuk më do””, tregoi Uillshër dramën që po përjeton.

Ai debutoi në moshën 16-vjeçare me Arsenalin, shkëlqeu me këtë fanellë duke luajtur edhe në Ligën e Kampioneve, por mendon se gabimi që bëri ishte që nuk qëndroi te “topçinjtë” për të luftuar për një fanellë titullari. “Nuk duhej të isha larguar asnjëherë, duhej të qëndroja edhe kur më thanë që nuk do të ofronin rinovim. Tani jam gati edhe për oferta jashtë. Ndoshta hezitojnë nga historia ime e dëmtimeve, por nuk kam vuajtur një të tillë që nga janari 2020. Dëshiroj që të mos thuhet më “ja ku është Uillshër, do të dëmtohet sot… ose do të luajë vetëm 5 ndeshje e do të jetë një shpenzim i kotë parash”, tha mesfushori britanik.

Related posts

FITORE E RËNDËSISHME/ “Bardheblutë” mposhtin Kastriotin falë golit të Hoxhallarit në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

RONALDO i përket të kaluarës, Real Madrid nis sulmin për Neymar

Isa.Autor

PREMIER LEAGUE/ “Blutë e Londrës” triumfojnë dhe ngjiten në vendin e tretë, Tottenham mposhtet sërish

Delo.autor

Leave a Comment