Futboll Premier League Sport

“ËSHTË MIRË TË KTHEHESH NË SHTËPI”/ Mesfushori Xhaka injoron Romën me postimin e fundit (FOTO)

E ardhmja e Granit Xhakës është kthyer në telenovelë të vërtetë pasi transferimi i tij tek Roma dukej më se i sigurt.

Por situata ka ndryshuar, dhe Xhaka me Arsenalin tani më duken të pandashëm. ‘’Topçinjtë’’ i kanë ofruar një kontratë të re dhe për pesë vite, dhe goli i shënuar kundër Çelsit në miqësoren e djeshme si duket e ka kthyer pllakën në favor të klubit londinez.

Vetë Xhaka me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘’Instagram’’ ka shuar të gjithë zërat e merkatos duke shkruar: ‘’Ndihem shumë mirë kur kthehesh në shtëpi’’. Një injorim total ndaj Romës ky e cila ka pothuajse dy muaj që pret një transferim të tij, por Murinjo duhet të kërkojë një alternativë tjetër në vend të Xhakës.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Espanyol-Barcelona. Rezultati 2-2

Delo.autor

EUROPA LIGË/ Ndeshjet gjysmëfinale premtojnë spektakël, ja sfidat e mbrëmjes së sotme

F.autor

ZYRTARE/ Refuzoi Shqipërinë dhe Partizanin se ndihet italian, ish-mesfushori i Juventusit përfundon në kategorinë e tretë

F.autor

Leave a Comment