Futboll La Liga Sport

FUNDI I NJË EPOKE/ FOTOT e lamtumirës së Messit që po bëjnë xhiron e botës

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp që ngjalli një interes të madh në të gjitha mediat botërore, Lionel Messi i dha lamtumirën Barcelonës pas plot 21 vitesh mes skuadrave të rinjëve, ekipeve B dhe C dhe skuadrës së parë.

Fundi i një epoke me Messin që nuk i përmbajti dot lotët në një nga momente më të vështira dhe më të sikeltshme të karrierës së tij të deritanishme.

Rrugët jashtë stadiumit Camp Nou ishin mbushur nga tifozët e Barçës të cilët të trishtuar kërkonin t’i jepnin përshendetjen e fundit idhullit të tyre, ndërkohë që në sallën e konferencave klubi i Barcelonës paraqiti edhe 35 trofetë e fituar nga Lionel Messi me blaugranat që prej vitit 2006.

672 gola dhe 305 asiste në 778 ndeshje të luajtura e bëjnë 6-herë fituesin e Topit të Artë, një legjendë të gjallë të Barcelonës

“Ky është momenti më i rëndë në karrierën time, kam pasur momente të vështira por gjithmonë kam gjetur forcën në fushën e stërvitjes kur mendoja për hakmarrje, tani nuk mund të hakmirrem më pasi koha ime në këtë klub ka mbaruar, padyshim është momenti më i rëndë i karrierës time”, tha Messi.

Related posts

KOMPANITË E BASTEVE PUBLIKON LISTËN/ Njihuni me klubet favorite për të fituar Champions League (FOTO)

Delo.autor

GOL IDENTIK ME UZUNIN/ Mesfushorit shqiptar i mjaftojnë 7 minuta në fushë për të shënuar nga faulli (VIDEO)

Delo.autor

PEREZ ULË ÇMIMIN PËR MERKATON/ Tashmë Isco është i gatshëm të transferohet tek…

Isa.Autor

Leave a Comment