Futboll La Liga Sport

“DUARTROKITJET MË TË MËDHA TË TË GJITHA KOHËRAVE”/ Barcelona poston VIDEO të veçantë nga lamtumira e Messit

Barcelona ka publikuar një video të veçantë të një momenti nga konferenca për shtyp e lamtumirës së Lionel Messit.

Ylli argjentinas ka sqaruar gjithçka për vendimin e tij për t’u larguar nga Barcelona pas gati 20 viteve karrierë profesionale.

Ai mes lotësh mezi dha lamtumirën e tij, teksa tha se shpreson që të kthehet një ditë.

Pas pjesës së parë të fjalimit të Messit dhe sqarimit të largimit të tij kishe një pauzë disa-minutëshe.

E gjithë kjo erdhi pasi Messi shpërtheu përsëri në lot dhe ky moment u përshkua me duartrokitje të shumta.

“Duartrokitjet më të mëdha të të gjitha kohërave”, ka shkruar Barcelona në faqen zyrtare, ku ka postuar momentin.

Ndryshe, Messi pritet ta vazhdojë karrierën te Paris Saint-Germain, pasi shumica e mediave konfirmojnë se ka marrëveshje mes palëve./Telegrafi

Related posts

BARAZIMI PA GOLA NË “EL CLASICO”/ Tifozët “Katalanas” sulmuan fuqishëm Ramos, kapiteni shpëtohet nga…

Delo.autor

DISFATA NDAJ BAVAREZËVE NË CHAMPIONS/ Xheko: Bajerni një furi, Interi humbi sepse…

F.autor

PRANË SHKARKIMIT/ Vetëm fitorja i “shpëton kokën”, MOURINHO me shpresat tek…

Isa.Autor

Leave a Comment