Futboll Sport

GNABRY SHPËTON BAYERNIN! Fitorja e vështira e bavarezëve kundër Këlnit

Bayern Munich kërkonte fitoren e parë të sezonit këtë të diel kundër Këlnit, pas barazimit ndaj Borussia Monchengladbach (1-1) në javën e parë të Bundesligës.

Ndeshja nisi me ritëm të ulët, edhe pse Bayern u shfaq më dominues. Mundësia e artë erdhi në minutën e 23-të, por Sule ishte i pafat, pasi portieri kundërshtar ishte mjaft vigjilent në goditjen e tij. Ishte gjithashtu goditja e vetme drejt portës në pjesën e parë.

Na u desh të prisnim pjesën e dytë për të parë që rezultati të ndryshonte. I futur në fushë në pjesën e dytë në vend të Sane, Musiala eliminoi kundërshtarin e tij me një kalim  të bukur para se t’i shërbente Lewandowski-t, i cili shënoi golin e tij të dytë të sezonit (1-0, 50).

Bavarezët nuk u ndalën, teksa 9 minuta më vonë dyfishuan rezultatin me anë të Gnabry-t(2-0, 59). Por, Këln nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat vetëm një minutë më vonë me anë të Modeste-s (2-1, 60). Tre minuta më vonë, Bayern ndëshkohet sërish  dhe Këln vendosi baraspeshën pas golit të Uth (2-2, 63). Bavarezët rifituan avantazhin, falë golit të shënuar nga Gnabry, i cili shënoi të dytin personal(3-2, 71).

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Gabon kapiteni Romagnoli, Kanga mposht portierin Donnarumma nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

PRAPASKENA: Zbuloni futbollistin që nuk e lejoi Hazardin të shkonte tek skuadra spanjolle

Isa.Autor

Çudia “Balotelli”/ Nga “ekzili” 4-vjeçar në kapiten i Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment